Lajme

OSBE kundër bllokimit të mediave online

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 11 July 2019

OSBE-ja vlerëson se ka përmirësime të dukshme në paketën anti-shpifje të paraqitur nga qeveria.Në një analizë që i është bërë projektligjit, organizata thekson si të rëndësishme heqjen e dispozitave të mëparshme lidhur me regjistrimin dhe bllokimin e emrit të domenit.

Gjithashtu vlerësohet përdorimi i standardeveOSBE thekson se “është e nevojshme që legjislacioni i ardhshëm të respektojë standardet ndërkombëtare dhe angazhimet për lirinë e shprehjes dhe që të mos ndikojë negativisht në lirinë e medias në vend”.

Gjithashtu OSBE mirëpret faktin që ndryshimet prekin vetëm legjislacionin e medias dhe jo atë të telekomunikacionit.

-Advertisement-

Një element tjetër pozitiv, sipas OSBE-së, është heqja e kompetencës Komitetit të Pajtueshmërisë për të përcaktuar respektimin moral, etik ose profesional si dhe heqjen nga kompetencat e AMA-s të bllokimit të medieve në rastet e “shkeljeve të dispozitave të ligjit”.

Përfaqësuesi i OSBE-së theksoi se “Autoriteti i Mediave Audiovizive nuk duhet të zëvendësojë gjyqësorin e pavarur apo mekanizmat vetërregullues për çështjet e lirisë së shprehjes”, duke shtuar se kjo vlen edhe për bllokimin për përmbajtjen, gjobat për shkelje të ligjit dhe modalitetet e së drejtës për t’u përgjigjur.

Po ashtu përfaqësuesi i OSBE-së vuri në dukje se kompetencat e AMA lidhur me “bllokimin e përkohshëm apo kufizimin e aksesit në internet” mund të zbatohen vetëm në tre raste të qarta të përcaktuara në ligj: pornografia e fëmijëve; inkurajimi i akteve terroriste; dhe shkeljet e sigurisë kombëtare dhe kur masat e tilla konsiderohen si të nevojshme dhe proporcionale, duke marrë parasysh ekzistencën e një rreziku të afërt./Ora News/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera