Lajme

OSBE dhuron 215 tabletë MASH-it

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 19 October 2020

215 tabletë u janë dhuruar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga OSBE, shkruan Gazeta inFokus.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj, tha se kjo i ndihmonë fëmijët për mësimin online gjatë pandemisë.

“Kjo është një ndihmë pas thirrjes që i kemi bërë ne OSBE-së dhe organizatave të tjera partnerë dhe donator për të na ndihmuar me pajisje për 9 mijë e 700 nxënës për t’iu siguruar qasje, sidomos këtyre grupeve që janë në gjendje më të vështirë sociale ekonomike, grupeve të margjinalizuara, përfshi të gjitha komunitetet në Kosovë, po edhe fëmijët me nevoja të veçanta” ka thënë Likaj.

-Advertisement-

Ai shtoi se tabletët në ato komuna ku situata është më emergjente.

“Ne e kemi bërë planin ku do të shpërndahen, kryesisht ku janë rastet më emergjente për shembull një prej tyre është Komuna e Obiliqit, Fushë Kosovës që kanë numër më të madh të nxënësve që janë në vështirësi sociale, po edhe grupe të margjinalizuara. Por, do të shpërndajmë edhe në disa komuna të tjera. Ne presim shumë shpejt edhe rreth 7 mijë pajisje që do të vijnë në kuadër të projektit që janë të financuar nga vet qeveria e Kosovës dhe MASH shpejt që t’i shpërndajmë nëpër shkolla në bazuar në listave që kanë ardhur nga DKA”, tha ai.

Ndërsa, ambasadori i OSBE-së Jan Braathu, tha se pandemia COVID-19 ka ndryshuar mënyrën e të punuarit dhe të funksionuarit, për çka tha se puna nga shtëpia po bëhet një realitet i ri.

“Sot si OSBE po reagojmë ndaj kësaj thirrje të qeverisë, po përgjigjemi përmes një qasje të koordinuar dhe gjithëpërfshirëse nga ministria, nga OSBE-ja dhe të tjerët po mbështesim të gjitha komunitetet pavarësisht nga mosha, gjinia, të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë duke dhënë donacion 215 tabletë. U ndihmojmë studentëve që të arsimohen edhe nga vendet e largëta për shkak të rrethanave që na janë sjell nga COVID-19. Mesazhi është që kjo është përpjekje e përbashkët, është shprehje e solidaritetit si reagim ndaj ndikimit të COVID-19 për ata që kanë më së shumti nevojë. Është hap i vogël, 215 tabletë nuk është numër i madh, por vetëm për kaq mund të gjenim buxhet për momentin, por është një shenjë e solidaritetit, e vullnetit tonë për të mbështetur qasjen e barabartë për të gjithë në Kosovë, është shenjë e reagimit të OSBE-së ndaj thirrjes për ndihmë të ministrit Likaj dhe institucioneve tjera”, tha ai./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera