Fun & Video

Osama bin Laden është “ringjallur” në një guaskë deti

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 14 October 2019

Një grua e cila ishte duke mbledhur guaska deti thotë se ka gjetur një që ka ngjashmëri të çuditshme me liderin e ndjerë të terrorit, Osama bin Laden.

Debra Oliver, 60-vjeçare, ishte në plazhin Winchelsea, në Lindje të Sussexit me burrin e saj Martinin, 62-vjeçar, për të festuar 42-vjetorin e tyre të martesës, shkruan “Metro” britanik.

“Qesharake – ai është varrosur edhe në det po ashtu. Nuk ndodh shpesh që të gjeni një guaskë deti që duket si dikush, kështu që gjetja e Osama bin Ladenit ishte e mahnitshme”, ka thënë, Debra, nga Brentfordi, Londra perëndimore, transmeton Koha.net. “Kemi dalë për të ecur në plazh, në të cilin është i mbuluar me miliona e miliona guaska e guraleca”, shtoi ajo.

-Advertisement-

“Më tërhoqi vëmendjen kjo guaskë me pamje kureshtare dhe e mora. Kur e shikova nga afër, mendova se dukej si Jezus Krishti”, tregoi Debra.

“Pastaj pash një çallmë në maje dhe kuptova se kush po mi ngulte sytë nga pëllëmba e dorës sime – Osama bin Ladeni”, përfundoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera