Rozë

Orteku Weinstein

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 13 October 2017

Harvey Weinstein është vetëm maja e ajsbergut, deklaroi aktorja e njohur Emma Thompson, zëri më i fundit i ngritur në skandalin që po trondit nga themelet Hollivudin.

Ka edhe shumë, shumë të tjerë si ai, thotë fituesja e çmimit Oskar, që e përshkroi 65-vjeçarin si një grabitqar të vërtetë seksual.

“Nuk i dija këto gjera, por nuk më çudisin aspak. Ato janë një sëmundje endemike për sistemin. Ky njeri është në majën e një sistemi të tërë ngacmimesh, bullizmi dhe ndërhyrjesh. Ime më më pyeste gjithmonë: a po të ngacmojnë? Sepse kjo ka qenë përherë pjesë e botës tonë, botës së grave dhe duhet të fillojmë të flasim seriozisht për këtë krizë të maskilizmit ekstrem”, thotë aktorja.

-Advertisement-

Aktorja Rose McGowan e akuzoi publikisht manjatin e turpëruar për përdhunim, e përmes Twitterit, ajo la të kuptohej se shefi i studios Amazon, Roy Price e pati injoruar kur ishte përpjekur të tregonte se çfarë i kishte ndodhur.

Amazon e pezulloi përkohësisht drejtuesin e akuzuar edhe vetë për ngacmime seksuale ndaj një producenteje femër.

Weinstein mohon çdo gabim, ndërsa Price për momentin hesht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera