Rozë

Oriola sjell pamje nga pjesëmarrja në protestën e sotme

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 04 June 2020

Oriola Marashi mori pjesë në marshin që u mbajt në Tiranë.

Në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, sot (e enjte) është marshuar kundër rasteve të përdhunimit në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Ky marsh erdhi pas lajmit se një 15-vjeçare është përdhunuar nga roja i shkollës 65-vjeçar, i cili nxiti reagime të shumta.

-Advertisement-

Pjesëmarrës në marshin me moton “Për fëmijërinë e vjedhur” ishin edhe shumë emra të njohur, përfshirë këngëtarë, moderatorë e modele.

Edhe Oriola Marashi mori pjesë në protestë, madje ajo ndau me ndjekësit disa imazhe të shkrepura në sheshin “Nënë Tereza”.

Ajo ishte veshur me veshje sportive, ndërsa në duar mbante pankartën me mbishkrimin “Jo nënkupton jo”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera