Rozë

Oriola Marashi provokon me imazhet duke pozuar ‘topless’

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 08 November 2021

Ajo vetëm disa ditë më parë ka treguar sfidat e mëdha që ka bërë për të arritur ku është tani në fushën e modelingut duke qenë se është bërë edhe modele e “Guess”.

Bëhet fjalë për modelen nga Shqipëria, Oriola Marashi, e cila përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ u zbuloi fansave për atë që kishte përjetuar.

Sido që të jetë, tani është ndër artistet më të kërkuara në treg dhe këtë tani e ka dëshmuar.

Ajo solli disa fotografi të reja, në njërën prej të cilave ka pozuar ‘topless’ nga mbrapa duke vënë në pah asetet trupore.

Oriola shquhet për fizikun e hatashëm dhe jo më kot ka arritur të bëhet e njohur edhe ndërkombëtarisht.

Bukuroshja shqiptare po vazhdon të jetë në vende të ndryshme, varësisht prej punës dhe fotosesioneve që realizon.

Marashi megjithatë ka një lidhje të ngushtë me trojet shqiptare dhe këtë shpesh e ka potencuar.

Të tjera