Sport

Origi në radarin e gjigantit turk

Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 12 August 2018

Turqit e Fenerbahçes vazhdojnë bisedimet me Liverpoolin për të arritur një marrëveshje për huazimin e sulmuesit belg Divock Origi, në Stamboll.

23-vjeçari pëlqehet shumë nga gjiganti turk, të cilët duan ta marrin atë në formë huazimi, por nga ana tjetër “The reds” kërkojnë shitjet e sulmuesit i cili ka gjetur pak hapësira në “Anfield”.

Drejtuesit e Fenerbahçes janë të gatshëm edhe për blerjen përfundimtare të sulmuesit, por me kusht që anglezët të ulin pretendimet për kartonin e tij, të cilin e vlerësojnë rreth 29 milionë euro, transmeton ss.

-Advertisement-

Kujtojmë që afati kalimtar në Premier League është mbyllur për operacionet në hyrje, por nuk i pengon klubet angleze të shesin lojtarët e tepërt, në kampionate ku afati kalimtar vijon të jetë e hapur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera