Organizuan lojëra të fatit, dështon seanca ndaj të akuzuarve
Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 06 January 2022
Ka dështuar sërish shqyrtimi fillestarë ndaj të akuzuarve së si grup i organizuar kriminal kishin organizuar skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.
Të akuzuar në këtë rast janë, Sh.R, M.M, F.M, G.N, V.H, A.R, F.B, Rr.B, Q.M, Sh.B, M.K, S.B, F.Sh, A.Q, A.H dhe O.E, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Shkak për dështimin e kësaj seance isht mungesa e të akuzuarve, , Sh.R, M.M, F.M, A.Q dhe Sh.B.
Sa i përket mungesës së të akuzuarit Maqani, vëllai i tij njoftoi gjykatën që për shkak të gjendjes shëndetësore i njëjti nuk mund të prezantoi për këtë seancë.
Po ashtu, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore nuk prezantoi as i akuzuari F.B, për çka mbrojtësi i tij avokati Haxhi Dërguti ofroi dëshmi mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Ndërsa për të akuzuarit tjerë gjykata nuk mori ndonjë arsyetim për mos prezencën e tyre, andaj lëshoi urdhëresë për sjellje me shoqërim për seancën e radhës.
Për këtë seancë prezantoi prokurorja Fikrie Fejzullahu dhe të gjithë të akuzuarit tjerë bashkë me mbrojtësit e tyre.
Seanca e radhës u caktua për datën 14 shkurt 2021.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 23 shtator 2021 ka ngritur aktakuzë ndaj , Sh.R, M.M, F.M, G.N, V.H, A.R, F.B, Rr.B, Q.M, Sh.B, M.K, S.B, F.Sh, A.Q, A.H dhe O.E,
Ata akuzohen se duke vepruar si grup kriminal kanë kryer veprën penale të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Sipas aktakuzës të lartcekurit duke vepruar si grup kriminal i organizuar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo të tjerët kanë organizuar dhe kanë marr pjesë në organizimin e lojërave të fatit të përcaktuara me ligj, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për lojërat e fatit.
Në aktakuzë thuhet se I akuzuari Sh.R fillimisht kishte siguruar licencë për ushtrimin e kësaj veprimtarie në gjithë Kosovën nën një firmë e pastaj aksionet ia kishte bartur të pandehurit F.M, i cili të njëjtën firmë e kishte regjistruar në ARBK nën firmën “M.P” dhe “L.V”, ashtu që sipas marrëveshjes me të pandehurit tjerë të cilët kanë vepruar në pika të ndryshme në tërë territorin e Kosovës, në vazhdimësi dhe pa licencë dhe pa leje pune të organeve kompetente, kanë siguruar dhe shpërndarë aparate të ndryshme të lojrave të fatit si: roleta, aparate të markave “Kajot” “Apec”, “Merkur” si dhe aparate të tjera të lojërave si “Keno”, aparate pa numra serik, aparate me numra serik të falsifikuar.
Përmes kësaj veprimtarie, sipas aktakuzës ata kanë fituar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme në shumë prej 15,337.63 €.
Tutje në aktin akuzues thuhet se i akuzuari Sh.R, në cilësinë e pronarit në vitin 2009, me dashje dhe vetëdije ka regjistruar biznesin për organizimin e lojërave të fatit dhe bixhozit dhe pas regjistrimit në bashkëpunim me të akuzuarit F dhe M.M, dhe G.N, aparatet e falsifikuara i kishin shpërndarë nëpër Kosovë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...