Fun & Video

Organizon festë për të fejuarën, më pas lajmërimi shokues: Më tradhton me shokun tim të ngushtë

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 22 February 2019

Organizoi një festë për të fejuarën, më pas bëri lajmërimin se ajo e tradhtonte me shokun e tij më të ngushtë, të cilin e njihte prej 20 vitesh.

Ai kishte ftuar një sërë personash të tyre të afërt dhe e filmoi momentin kur deklaroi publikisht tradhtinë e gruas.

Miku në fjalë është Alberto Sobalvarro, ekonomist dhe anëtar i kongresit, besnik i Presidentit venezuelian Nicolas Maduro.

-Advertisement-

Në videon, e cila u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, burri merr celularin e vajzës, dhe iu lexon mysafirëve mesazhet që kishte shkëmbyer me të dashurin.

Të pranishmit u druajtën se mos plaste sherri, por burri i tradhtuar e ruajti qetësinë.

Vajza, Daliana Meleán u mundua disa herë që të rimerrte telefonin, por i fejuari i inatosur ia hidhi në pishinë, shkruan noa.al.

Në fund burri i tradhtuar e mbylli fjalimin ironikisht duke thënë, “Të falënderoj shumë Alberto, me gjithë zemër për sinqeritetin dhe miqësinë që ke treguar këto 20 vite, por edhe Daliana e cila ka vazhduar fejesën me mua në këto dy vite në mënyrë hipokrite. Ja pra mësojeni, Alberto dhe Daliana kanë një lidhje bashkë”

.

Organizon festë për të fejuarën, më pas lajmërimi shokues: Më tradhton me shokun tim të ngushtë on Vidnews.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera