Organizoi vrasjen e Kasmit, kush është kreu i grupit që u dyshua për atentatin ndaj mikut të Shullazit
Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 04 February 2018
Aurel Hoxhallari, personi që u shpall në kërkim dje nga Policia e Tiranës, si organizator i grupit të strukturuar kriminal, që realizoi vrasjen e Devi Kasmit, ishte arrestuar edhe më parë për një tjetër vrasje me pagesë, që dështoi.
Në janar në vitit 2015, Hoxhallari, bashkë me kushëririn e tij, u arrestuan si të dyshuar për atentatin ndaj mikut të Emiljano Shullazit, Pajtim Serjani. Atentat që dështoi, pasi personi që ai kishte “kontraktuar” si vrasës me pagesë, mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, në “Rrugën e Kavajës”.
Në të njëjtën datë, më 5 janar 2015, ku u tentua të vritej Serjani, disa minuta më vonë, në rrugën e Rinasit, u qëllua me armë edhe në drejtim të mikut të tij Emiljano Shullazi. Megjithatë, Policia deklaroi në atë kohë se ngjarjet nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën, madje, edhe u hetuan veçmas.
Aurel Hoxhallari, që u arrestua disa ditë pas ngjarjes, protestoi para medias, duke akuzuar Policinë se ka ushtruar dhunë ndaj tij dhe kushëririt. Edhe pse i prangosur dhe i rrethuar nga disa punonjës Policie, ai u është drejtuar gazetarëve, duke thirrur me zë të lartë nga korridoret e Drejtorisë së Policisë se është i pafajshëm dhe po e mbajnë brenda pa arsye.
“Po na mbajnë brenda prej tri ditësh, kot. Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen, për të cilën na akuzojnë. Na kanë keqtrajtuar, mund ta shihni vetë si na kanë bërë”, shprehej ai gjatë shoqërimit, më 11 janar të vitit 2015.
ATENTATI NDAJ SERJANIT
Dy kushërinjtë e arrestuar në vitin 2015, si porositës të vrasjes së Pajtim Serjanit, një prej miqve të Emiljano Shullazit, dyshoheshin se i kishin siguruar kushtet dhe mjetet e nevojshme shtetasit Arjanit Sterio, i cili mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit. Drejtori i Policisë së Tiranës në atë kohë, Ardian Çipa, gjatë një konference për shtyp, shprehej se Amarildo e Aurel Hoxhallari ishin bashkëpunëtorë të viktimës, të cilin e kishin porositur për vrasje.
“Të ndaluarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetasin Arjanit Sterio (Artur Baze), kanë planifikuar, organizuar dhe siguruar kushtet, mjetet materiale dhe kanë lokalizuar shtetasin, objekt goditjeje nga autorët, shtetasin Pajtim Serjani për ta ekzekutuar, më datë 5 janar në rrugën ‘Islam Alla’”, deklaronte Ardian Çipa, gjatë publikimit të rezultateve të operacionit. Sipas Çipës, nga hetimi kishte rezultuar se këta persona ishin organizatorët e vrasjes së mbetur në tentative ndaj Pajtim Serjanit.
ATENTATI NDAJ SHULLAZIT
Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën mbrëmjen e datës 5 janar 2015, në dy ngjarje, që kishin si emërues të përbashkët, Emiljano Shullazin. Në të parën u plagos miku i tij e në të dytën vetë ai. E megjithatë, Policia i trajtoi si dy ngjarje, që nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën, të ndara në dy dosje dhe që u hetuan nga prokurorë të ndryshëm.
Ndonëse në versionin zyrtar, Policia e Tiranës deklaronte se ngjarja te “Rruga e Kavajës’ ka ndodhur 10 minuta pas asaj te Qafa e Kasharit, në raportet e sallës operative rezulton e kundërta, madje, me një diferencë prej 32 minutash nga njëra-tjetra. Në shkresat e brendshme të Policisë thuhej se, në orën 19:50 është vrarë shtetasi Arjanit Sterio te “Rruga e Kavajës”, ndërsa në orën 20:22 është qëlluar me breshëri makina e Emiljano Shullazit, pranë Qafës së Kasharit.
Si në versionin zyrtar të Policisë, edhe në atë të klasifikuar, deklarohej se Shullazi ishte qëlluar në makinën tip “Golf”, me targa AA 629 HR. Pra, flitej për të njëjtën makinë, por orari kur ka ndodhur ngjarja ishte i ndryshëm. Burime nga grupi hetimor thanë në atë kohë se të dyja ngjarjet kanë lidhje me njëra– tjetrën, edhe pse Shullazi nuk ndodhej në Tiranë në momentin e vrasjes, por po kthehej nga Fushë–Kruja pasi ishte lajmëruar për atë që kishte ndodhur me miqtë e tij. /Panorama/
Të tjera
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...