Lajme

Organizoi sulmin në veri, por kjo është akuza ‘qesharake’ që po iu bëhet Radoiçiqit nga Gjykata në Beograd

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 04 October 2023

Gjykata në Beograd sot ka marrë vendim për lirimin e terroristit, Milan Radoiçiq nga mbajtja, një ditë pas marrjes në pyetje.

E pavarësisht se ai pranoi publikisht përmes avokatit të tij se ka organizuar sulmin terrorist në veri të Kosovës, konkretisht në Banjskë të Zveçanit, ku edhe mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës dhe një tjetër u lëndua, akuza e cila po i bëhet nga Gjykata Penale Serbe është gati qesharake, shkruan Gazeta Infokus.

Ai sipas vendimit të Gjykatës po akuzohet për veprën penale “mbajtja dhe trafikimi pa leje i armëve dhe lëndëve shpërthyese.

-Advertisement-

“i pandehuri M.R. akuzohet për kryerjen e veprës penale Prodhimi, mbajtja dhe trafikimi pa leje i armëve dhe lëndëve shpërthyese nga neni 348 paragrafi 4 dhe 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal në lidhje me veprën penale Pjesëmarrja në grup që kryen vepër penale nga neni 349 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit penal dhe vepra penale Vepra penale kundër sigurisë së përgjithshme nga neni 288 paragrafi 2 në lidhje me nenin 278 paragrafi 1 të Kodit penal” të Serbisë.

“Gjyqtari për procedurën paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd, pasi ka dëgjuar të pandehurin M.R. për arsyet e caktimit të paraburgimit, ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për caktimin e masës së paraburgimit për shkaqe ligjore të parashikuara nga neni 211 paragrafi 1 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, d.m.th për shkak të rrezikut të arratisjes”, njoftoi Gjykata e Lartë në Beograd sipas mediumit danas./Gazeta Infokus/

U arrestua e u ndal për 48 orë su mbajt as 24, publikohet vendimi që e liroi Milan Radojiçiqin

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera