Lajme

Organizohet takimi i grupit rajonal të punës për edukimin financiar

Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 05 October 2017

BQK-ja në bashkëpunim me Child & Youth Finance International (CYFI), Europian Fund for Southeast Europe (EFSE) dhe Shoqatën e Bankave të Kosovës, organizon takimin e tretë të grupit rajonal të punës për edukimin financiar të të rinjve dhe përfshirjen financiare për Evropën Juglindore.

Grupi punues rajonal shërben si mundësi për ndarjen e praktikave më të mira, shkëmbimin e përvojave, identifikimin e mundësive të asistencës teknike për të mbështetur zhvillimin dhe zbatimin e planeve të veprimit në fushën e edukimit financiar, përfshirjen financiare dhe mbrojtjen e konsumatorit. Deri në qershor 2017, më shumë se 24 institucione qeveritare nga 10 vende të rajonit (bankat qendrore, rregullatorë të tjerë të sektorit financiar, ministritë e financave dhe arsimit) janë anëtare të Grupit Punues.

Në takim do të prezantohen zhvillimet në fushën e edukimit financiar, përfshirja financiare dhe mbrojtja e konsumatorit nga të gjitha vendet pjesëmarrëse si Turqia, Kroacia, Sllovenia, Rumania, Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi. Gjithashtu do të prezantohen zhvillimet e fundit nga Organizata Child & Youth Finance International (CYFI), Fondi Evropian për Evropën Juglindore EFSE, Ekspert nga Mastercard nga Belgjika.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera