Lajme

Organizohet protestë në mbështetje të Nezir Mehmetajt, i arrestuar nga Serbia tash dy vjet

Autori: Islam Morina 21:15 | 28 December 2021

Që nga dita kur u arrestua në Kosovë janë ndërruar tri qeveri të ndryshme, por tash e dy vite familja e të arrestuarit Nezir Mehmetaj, nuk ka gjetur përkrahje as mbështetje për lirimin e tij.

Dy vite më parë, Nezir Mehmetaj u arrestua në Serbi, e për këtë vëllau i tij Valoni ka njoftuar se me 10 janar do të organizohet protestë para Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka kërkuar pjesëmarrje masive në këtë protestë në mënyrë që të ndokohet te instancat vendore e ndërkombëtare për këtë rast.

-Advertisement-

“Të dashur qytetarë për shkakun së fillimi i vitit 2022 janë ditë festive dhe institucionet tona nuk punojn atëhere data e protestes do mbetet 10.01.2022 në ora 13:00, kjo protestë do mbahet në Prishtinë përballë objektit të Qeverisë. Kërkojmë përkrahjen tuaj qe protesta në fjalë të marr jehonë të madhe e të ndikoi në të gjitha instancat vendore e ndërkombëtare që të arrihet lirimi i shtetasit të Republikës së Kosovës dhe vellaut ton Nezir Mehmetaj nga kjo formë e padrejtë e mbajtjes”, ka shkruar Valon Mehmetaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera