Lajme

Organizohet ekspozitë për punën artistike të të burgosurve

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 20 November 2019

Ato u shfaqën në një ekspozitë të mbajtur me rastin shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në mesin e tyre edhe piktura e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti.

Në shikim të parë të jepet përshtypja se gjithë ky punim është bërë nga ndonjë piktor profesionist.

-Advertisement-

Por, kjo pikturë është punuar nga dora e një të burgosuri që vuan dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë.

E ky nuk është punimi i vetëm që gjatë disa viteve kanë bërë të burgosurit në Kosovë.

Te gjitha këto piktura dhe punime dore, janë të punuara nga ata që kanë rënë ndesh me ligjin.

E këto u shfaqën në një ekspozitë të mbajtur me rastin shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Drejtori i SHKK-së, Nehat Thaçi, tha se muaji nëntor, ishte muaj i aktiviteteve rekreative të të burgosurve.

“Muaji nëntor ka qenë muaji ë Shërbimit Korrektues, ku gjatë këtij muaji punëtorët apo stafi civil kanë pasr organizime të ndryshme, qoftë ato sportive apo rekreative. Sot këtu prapa meje keni mundësi të shihni ekspozitën, gjithë kjo punë që shihet këtu mbrapa është punë e të burgosurve, të cilët gjatë aktivitetit të tyre, gjate burgimit kanë krijuar këto rezultate që po i shihni, qoftë piktura, punim dore apo gjithçka që është kreativitet”, ka thënë Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

Në këtë ceremoni solemne që u mbajt të mërkurën në objektin e Rilindjes, ku gjenden edhe zyrat e Shërbimit Korrektues u shpalosen edhe aktivitetet e ndryshme të të burgosurve.

Organizatori i këtij evenimenti, shpalosi disa nga aktivitetet që mbahen nëpër burgje të Kosovës.

“Ky ‘slide’ na paraqet 20 vjet rrugëtim të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Këto janë disa nga punimet nga metali, gjithashtu janë disa punime ne fushën e ndërtimtarisë. Këtu kemi prezentu punën në agrokulturë të të burgosurve në Dubravë. Këtu kemi dashur të prezantojmë punën e të burgosurve femra në qendrën korrektuese te Lipjanit”, thotë Ismet Fekaj, organizator i ceremonisë.

Por, nga gjithë këto punime duket se të burgosurit nuk përfitojnë ndonjë gjë materiale.

Ndërkohë, Shërbimi Korrektues po e shikon mundësinë që nga viti i ardhshëm të mundësohet edhe shitja e këtyre punimeve gjë që do të sillte përfitime për të dënuarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera