Organizatorët e 1 Tetorit, pas dy dekadash nderohen me “Urdhrin e Lirisë”
Autori: Gazeta inFokus 19:52 | 01 October 2017
Protesta e 1 tetorit të vitit 1997 është përkujtuar me një ceremoni solemne të organizuar nga Universiteti i Prishtinës.
Për nder të këtij përvjetori, organizatorët e protestës që shënuan kthesë në historinë e Kosovës u dekoruan me medaljen “Urdhri i Lirisë” nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Thaçi nuk ishte për t’ua dhënë dekoratën organizatorëve por as të gjithë organizatorët nuk morën pjesë në ceremoni.
Çmimin “Urdhri i Lirisë” në emër të presidentit Thaçi e ka ndarë këshilltari i tij Ismail Syla, i cili tha se ndihet i nderuar ta jap këtë çmim në 20 vjetorin e protestës së 1 Tetorit të vitit 1997 dhe Lëvizjes Studentore.
Ai ka theksuar se vitin tjetër bëhet gjysmë shekulli të historisë moderne të Kosovës, ndërsa ka përmendur demonstratat e vitit 1968, demonstratat e vitit 1981, protesta e 1 tetorit 1997 dhe Lufta e ndritshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si ngjarjet më të lavdishme që karakterizojnë historinë shqiptare të kësaj periudhe.
E rektori i UP-së, Marjan Demaj, tha se protestat e 1 tetorit të vitit 1997 thyen frikën, përderisa çmoi kontributin e studentëve të UP-së, profesorëve dhe rektorit historik Ejup Statovci, që kanë dhënë në rrugën e lirisë.
Ai tha se 1 tetori i 97-ës shënoi kthesën pikante në historinë shqiptare, duke shndërruar Kosovën në temë të rëndësishme për mediat ndërkombëtare dhe duke bërë që vizionet për liri dhe pavarësi t’i lënë hapësirë vizioneve të reja.
Në emër të organizatorëve të protestave ka folur Bujar Dugolli, i cili ka përkujtuar 323 studentët e rënë dëshmorë prej vitesh duke thënë se shpreh mirënjohjen më të thellë për ta.
Ndryshe, aktivitet e UP-së për 20 vjetorin e protestës së 1 Tetorit do të zgjasin deri më 3 tetor. Ndërkaq nesër do të ndahen mirënjohje për 20 profesorë dhe 20 studentë kontributdhënës në protestat studentore. /kp/Telegrafi/
Të tjera
-
“Bota e akullit dhe borës” në Harbin hapet me karakteristika emocionuese
Edicioni i 26-të i Festës “ Bota e akullit dhe borës” u hap zyrtarisht të sht...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...