Lajme

Organizatat e Shoqërisë Civile i reagojnë Liburn Aliut: Tre vite mos hapje e konkursit për licencim të personave që hartojnë raporte të VNM-së, ngriten dyshime për keqpërdorime

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 26 July 2023

Tre organizata të shoqërisë civile i kanë reaguar ministrisë së drejtuar nga Liburn Aliu, pasi sipas tyre ka tre vite që Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nuk ka kryer obligimin e saj për të licencuar personat që hartojnë raportet e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis apo VNM-së.

Konsorciumi i organizatave të shoqërisë civile i përbërë nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) dhe Instituti GAP, në kuadër të projektit: “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëkqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës”, janë shprehur të shqetësuar se kjo nuk po bëhet në pajtueshmëri me ligjin dhe mos hapja e konkursit për tr evite lë dyshime të mëdha që nuk ka mbarëvajtje të rregullt të këtij procesi.

Kjo është komunikata e plotë:

-Advertisement-

Licencimi i personave për hartimin e raporteve të VNM-së

Konsorciumi i organizatave të shoqërisë civile i përbërë nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) dhe Instituti GAP, në kuadër të projektit: “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëkqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës”, shpreh shqetësimin lidhur me licencimin e personave për hartimin e raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) në pajtim me ligjin.

Që nga 10 gushti i vitit 2020, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, nuk ka shpalluar konkursin për Licencimin e Personave Juridik për Hartimin e Raporteve të VNM-së. Sipas Ligjit Nr. 08/L-181 Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 12, Paragrafi 2. Ministria me akt nënligjor përcakton procedurat dhe kriteret për licencimin e personave fizik dhe juridik për hartimin e raportit të VNM-së. në Udhëzimin Administrativ nr. 10/2017 për Licencim të Hartuesve të Raporteve për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, i bazuar në këtë ligj përkufizon periudhën kohore gjatë së cilës edhe Ministria është e obliguar të hap konkursin për licencimin e personave është e ,ku sipas Nenit 6, Paragrafi 4. Personi fizik aplikon në Ministri në bazë të konkursit të shpallur, një (1) herë në vit.

Mungesa e hapjes së konkursit për pothuajse 3 vite si dhe mosarsyetimi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës lidhur me këtë çështje, lë hapësirë për ngritje të dyshimeve lidhur me mbarëvajtjen e rregullt të procesit të lejeve nga ky institucion, marrë parasysh që Raporti i VNM-së është dokument i domosdosshëm i cili bën identifikimin dhe vlerësimin e ndikimeve të dëmshme të projekteve implementuese në mjedis.

Thënë këtë, konisderojmë që mos hapja e konkursit reflekton në mungesë të transparencës dhe llogaridhënies, duke kontribuar në krijimin e një monopoli nga një grupi i caktuar individësh të cilët mund të shfrytëzojnë situatën e krijuar për përfitimet e tyre personale.

Sinqerisht,

INDEP, GLPS & Instituti GAP

Projekti CorrËatch: “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe

Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes British Embassy Pristina. Përmbajtja e këtij reagimi është përgjegjësi e vetme e organizatave zbatuese dhe nuk i reflekton qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera