Lajme

Organizata “Syri i Popullit” kërkon votën për Vetëvendosjen

Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 26 May 2017

Pas arrestimit të katër personave të dyshuar në veprat penale ‘përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, përmes një kumtese ka reaguar Organizata “Syri i Popullit”.

“Organizata ‘Syri i Popullit’ e dënon represionin shtetëror kundër anëtarëve të kësaj Organizate. Ju bëjmë apel organeve të sigurisë që sa më parë t’i lirojnë anëtarët e burgosur në krye me Ragip Sallovën!”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga “Syri i Popullit”.

“Pushteti dhe milicia e Isa Mustafës, pasiqë kanë humbur karriget, të frikësuar nga ngritja e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe paniku, po bëjnë çmos për të na dëmtuar!”.

-Advertisement-

“Të nderuar qytetarë të Kosovës, grushti më i rëndë për këtë kaste tradhtarësh është vota juaj. Prandaj, më 11 Qershor, mos hezitoni, votone të ardhmen tuaj, votone Lëvizjen Vetëvendosje”, thuhet në kumtesën e “Syrit të Popullit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera