Lajme

Organizata QIKA i reagon Kurtit: Glorifikoi Akil Gjakovën, të hetuarin për dhụnë në familje

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 30 July 2024

Organizata jo-qeveritare QIKA ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mbështetjen e ofruar ndaj xhudistit Akil Gjakova. Kjo, pasi që ai është nën hetime për dhunë në familje.

“Kryeministri Kurti nga Parisi glorifikoi shpirtin luftarak të Akil Gjakovës, derisa në Kosovë i njëjti është nën hetime për dhunë në familje dhe gjykata i ka vendosur masë ndalese që t’i mos afrohet bashkëshortes në distancë prej 50 metrash për periudhë kohore një vjeçare”, thuhet në komunikatën e tyre.

“Ne, në QIKA, jemi të vetëdijshme për faktin që rasti i xhudistit Akil Gjakova është duke u trajtuar nga institucionet e drejtësisë dhe respektojmë parimin e prezumimit të pafajësisë, megjithatë kosiderojmë se përkrahja publike e një personi që është nën hetime për dhunë në familje dhe i cili fillimisht ka ikur nga përgjegjësia dhe është shpallur “person në kërkim” nga policia është krejtësisht e papranueshme”, vijon komunikata.

-Advertisement-

“Amnistia e vazhdueshme e kryeministrit për Gjakovën inkurajon abuzuesit e grave dhe përjetëson kulturën ku kryerësit apo të denoncuarit për vepra penale gjejnë strehë dhe mbështetje nga personat publik, ndërkohë që viktimat mbesin në margjina dhe të cenuara. Kjo qasje dërgon një mesazh të rrezikshëm se dhuna ndaj grave mund të minimizohet apo edhe të justifikohet, nëse kryesi i veprës ka arritje sportive apo të tjera”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera