Organizata më e madhe e gazetarëve në Evropë u drejtohet Kurtit, Sveçles e Haxhiut: Dënojeni sulmin ndaj Valon Sylës
Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 12 April 2023
Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj gazetarit kosovar, Valon Syla. Ai ka kërkuar nga kryeministri Kurti dhe ministrat Sveçla e Haxhiu që të dënojnë publikisht sulmin ndaj gazetarit Syla.
Gutierrez thotë se është shqetësuese që liderët politikë të heshtin në raste të tilla.
“I bëj thirrje kryeministrit Albin Kurti, ministrit të Brendshëm Xhelal Svecla dhe ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu që ta dënojnë publikisht sulmin dhe ta bëjnë të qartë se sulme të tilla ndaj një gazetari janë të papranueshme. Më duket veçanërisht shqetësuese heshtja e tyre. Liderët politikë kanë për detyrë të dënojnë publikisht sulme të tilla”, ka shkruar ai.
Gutierrez tutje ka theksuar se politikbërësit duhet të veprojnë, ndryshe bëhen palë me sulmuesit.
“Bashkë me bashkëpunëtorët tanë të AGK-së i bëj thirrje edhe policisë që të bëjë një hetim serioz dhe organeve të drejtësisë që të identifikojnë kriminelët dhe t’i nxjerrin para drejtësisë dhe të shqiptojnë dënimet maksimale.Kosova ende nuk ka zbatuar rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe të Bashkimit Evropian për sigurinë e gazetarëve. Kjo tragjedi është një mundësi e mirë për të nisur një plan kombëtar për zbatimin e standardeve evropiane për sigurinë e gazetarëve.Politikëbërësit duhet të kenë guximin për të vepruar. Të qëndrosh pasiv do të thotë të jesh bashkëpunëtor i sulmuesve”, ka thënë Gutierrez.
Të tjera
-
“Një qeveri e re do të jetë rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit” – Kryetari i PDK-së i bindur për fitore
Para pak minutash ka nisur tubimi i hapjes zyrtare të fushatës elektorale ng...
-
PDK-në nuk po e zë salla “1 Tetori”
Partia Demokratike e Kosovës, pas pak minutash, do të hapë zyrtarisht fushatë...
-
PDK mbush plot sallën 1 Tetori në Prishtinë, hapet zyrtarisht fushata
Përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur tashmë në sallën 1...
-
“Gati për të vazhduar raportin Francë Kosovë” – Ambasadori Guerot kthehet në Prishtinë pas takimit me Macron në Paris
Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ka njoftuar se është nisur...
-
Kurti nis fushatën me Ferdonije Qerkezin, Zogaj: Duhet pasur karakter të fortë të mashtruesit për të bërë diçka të tillë
Analisti kosovar, Petrit Zogaj, ka komentuar një fotografi që Kurit e ka publ...
-
“Po punohet cep më cep” – Durmishi bën fushatë edhe me pastrimin e rrugëve nga bora
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka shfrytëzuar pastrimin ...
-
KQZ funksionalizon platformën online për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e ...
-
Jeta Rafuna – Gruaja më e votuar e LDK-së në Komunën e Prishtinës, i hyn garës për deputete me numrin 45
Shefja e Grupit të Asambleistëve të LDK-së në komunën e Prishtinës, Jeta Rafu...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës në Ferizaj, arrestohet një person, kapen rreth 20 mijë euro ‘cash’
Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore–Ferizaj, më 10.01.202...
-
Daut Haradinaj dhe Engjëll Koliqi kritikojnë Qeverinë Kurti për injorim të Vitisë
Dy kandidatët për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradin...
-
Vuçiq thotë se Azerbajxhani ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz
Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa pro...
-
Kryetari Rama: Reshjet pa ndërprerjne po e vështirësojnë situatën, mirëpo ekipet përgjegjëse janë angazhuar intenzivisht
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ekipet përgjegjëse janë angazhua...