Fokus

Organizata “Germin” do të kërkojë nga KQZ që diasporës të iu paguhet posta e shpejt që votat të mos dështojnë

Autori: Doresa Geci 17:53 | 13 January 2021

Për shkak të kohës së shkurt që kanë diaspora për të votuar, një numër i madh i votave të mërgatës mund të dështojnë.

Kjo për shkak të vonesave që mund të ndodhin deri sa këto vota të vijnë nga jashtë, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu shprehet drejtori i Organizatës “Germin”, Lirim Krasniqi, në një intervistë për Gazetën Infokus.

-Advertisement-

Për këtë kjo organizatë do të kërkoj nga KQZ-ja që të paguaj shpenzimet për postë të shpejtë.

“Është një element shumë i rëndësishëm që këtë vit do të jetë problematik. Duke pasur parasysh që afati i dërgimi të votave me postë do të jetë shumë i shkurtët vetëm 10 ditë  dhe duke pasur parasysh që jemi në kohë pandemie dhe gjerat po procedohen shumë ngadalë, atëherë mund të ketë shumë vota që nuk mund të arrijnë brenda afatit ligjor dhe kështu i përjashton një numër të votueseve, për të cilët do të kërkojmë nga KQZ-ja të mbulojë kostot e shpenzimet postare të shpejta”, ka thënë Krasiniqi.

Më poshtë gjeni të plotë intervistën e tij./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera