Lajme

Organizata e grave Shqiptaro-Amerikane proteston para Konsullatës serbe në New York

Autori: Halil Berisha 09:21 | 22 October 2019

Masakrat e gjenocidi i kryer nga regjimi serb në Kosovë, Bosnje e Kroaci, njihet si ndër më të mëdhatë pas luftës së dytë botërore.

Por, pavarëisht kësaj, kryesit, por edhe urdhërdhënësit e kësaj, shumica e tyre kanë kaluar pa u ndëshkuar nga drejtësia, shkruan gazeta inFokus.

Kështu, kundër mos-ndëshkimit të këtyre krimeve e sidomos krimeve seksuale, Organizata e grave Shqiptaro-Amerikane, ka thirrur një protestë në New York.

-Advertisement-

Para konsullatës gjeneralë të Serbisë në këtë vend, do të protestojnë komunitetet shqiptaro-amerikane, boshnjako-amerikane e kroato-amerikane.

Protesta do të ndodhë të martën e 29 tetorit, me moton “Ne nuk do të harrojmë asnjëherë dhimbjet e vuajtjet, drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. 70 mijë të dhunuara, 20 vite më vonë, asnjë ndëshkim”, shkruhet në thirrjen për këtë protestë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera