Organizata Botërore: Papunësi e lartë në mbarë botën, këto janë zonat me premisat më të dobëta
Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 18 January 2022
Do të duhet të paktën edhe një vit që tregu botëror i punës ta marrë veten prej pandemisë së koronavirusit. Megjithatë ka dallime midis rajoneve, sipas Organizatës Botërore të Punës, ILO.
Ripërtëritja e tregut të punës në nivel ndërkombëtar, pritet të fillojë të paktën në vitin 2023, pra më vonë nga sa ishte parashikuar, vlerëson ILO në raportin publikuar të hënën (17.01) mbi parashikimin e zhvillimeve në tregun e punës për vitin 2022. Kjo organizatë parashikon një deficit në orët e punës të realizuara në mbarë botën, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019 përpara krizës së koronavirusit:
Ekspertët numrin e të papunëve për 2022 e përllogarisin të jetë rreth 207 milionë, krahasuar me 186 milionë në vitin 2019 përpara pandemisë. Arsyeja kryesore për këto parashikime është vazhdimi i pandemisë me variantin Omikron të virusit, tha drejtori i ILO-së, Guy Ryder.
“Dy vjet pas fillimit të krizës premisat vazhdojnë të jenë të paqëndrueshme dhe rruga drejt përmirësimit është e ngadaltë dhe e pasigurt”, shtoi Ryder. “Ne ndërkohë konstatojmë dëme potenciale të vazhdueshme ndaj tregut të punës si dhe një rritje shqetësuese të varfërisë dhe pabarazisë.”
Dallime rajonale
Shumë njerëz janë detyruar të bëjnë ndryshime duke gjetur forma të reja të punës si reagim ndaj rënies së udhëtimeve në nivel ndërkombëtar dhe turizmit. Nuk mund të ketë një ripërtëritje të vërtetë prej pandemisë, nëse tregu i punës nuk gjallërohet në shkallë të gjerë, theksoi Ryder.
Europa dhe Amerika e Veriut, sipas këtij raporti, japin shenja inkurajuese për një tendencë në rritje, ndërsa Azia Jugore dhe Amerika Latine e Karaibet kanë premisat më të dobëta.
“Në nivel kombëtar ripërtëritja e tregut të punës në vendet me të ardhura të larta është më e fuqishme, ndërsa në ekonomitë me të ardhura të ulëta dhe të mesme premisat janë të këqia.”/DW
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...