Orët mësimore në shkolla nuk inspektohen asnjëherë
Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 24 February 2024
Mungesa e inspektorëve arsimor dhe inspektimi në orët e mësimit po vazhdon të jetë problem që ndikon edhe në cilësinë e arsimit në Kosovë. Përderisa numri i inspektorëve duhet të jetë afër nëntëdhjetë, për momentin në Ministrinë e Arsimit janë vetëm njëzetë e katër.
Derisa Ministria e Arsimit Ministria hapi konkurse për inspektorë por se të njëjtit janë anuluar dhe se përfundimi ka qenë pa inspektorë të rinj, ekspertët e kësaj fushe, theksojnë se numër aktual i inspektorëve është shumë i vogël dhe për këtë arsye në shumë shkolla në vend, nuk ka ndodhur inspektimi i orëve mësimore asnjëherë.
Drejtori i shkollës profesionale “Shtjefan Gjeçovi”, në Prishtinë, Blerim Gërvalla për KosovaPress, ka thënë se inspektim në orët mësimore nuk ka pasur për një kohë të gjatë.
Ai tha se monitorimi i orëve mësimore nga inspektorët e arsimit, do të kishte ndikim në ngritjen e cilësisë si tek mësimdhënësit, ashtu edhe tek nxënësit.
“Faktikisht inspektim tematik kemi pasur, para një viti e gjysmë, kurse inspektim në orë mësimore nuk ka pasur që një kohë shumë të gjatë për mungesë të stafit të mjaftueshëm të punonjësve të inspektoratit… Ne e mirëpresim inspektimin sa herë që bëhet për arsyeje se ajo ndikon pozitivisht në përmirësimin e administratës sepse edhe si staf nuk jemi të pagabueshëm, marrim edhe instruksione dhe këshilla shumë të mira, të cilat na ndihmojnë që puna në institucionin arsimor të ecë sa më mirë. Po besoj edhe të mësimdhënësit është njëjtë nëse bëhet inspektimi, do të jetë i mirëseardhur për arsyeje edhe aty ndikon në përmirësimin, sigurimin dhe ngritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësim-nxënie. … Për monitorimin e orës mësimorë nuk kemi pasur deri më sot për shkak të numrit të vogël të inspektorëve, në pamundësi për të inspektuar mbi 20 mijë mësimdhënës”, tha Gërvalla.
Kryetari i Sindikatës së Arsimit (SBASHK), Rrahman Jashari ka thënë se inspektimi në çdo shkollë është i mirëpritur nga mësimdhënësit dhe së kjo metodë e inspektimit duhet të hyjë në funksion sa më shpejt.
Sipas tij, dobësitë e mësimdhënësve duhet të largohen me inspektorë në klasa.
“Jam shumë i sigurt sepse inspektori profesional i arsimit duhet të jetë më një gradë më të lartë se vet mësimdhënësi dhe me dije më të lartë se ai dhe secili inspektorë nuk do të shkonte për të ndëshkuar, për të fyer një punëtor arsimor por do të shkonte për të parë sa e si po punon dhe pastaj për të parë të metat që unë po them sado që mësimdhënësi angazhohet, mund të ketë ndonjë pikë të dobët, një pjesë të parë, e bënë pak më ndryshe dhe kur dikush e këshillon është inspektori profesional, atëherë mësimdhënësi do të largojë atë dobësi dhe do të bëjë më mirë. .. Nëse ata përjashtohen nga sistemi arsimor, ne nuk do t’i mbrojmë, ne duam mësimdhënës të mirë në arsim sepse kur ata janë të mirë, ne jemi më të fortë sepse e kemi gojën e hapur për t’i mbrojtur, por dobësitë që i kanë mësimdhënësi duhet të largohen me inspektorë në klasa… Për të bërë arsimin më të mirë, duhet të kemi inspektorë shumë dhe shteti duhet të ndajë mjete”, tha Jashari.
Se mungon inspektimi pedagogjik në orët mësimore dhe se në shkollat në Kosovë, nuk është bërë asnjëherë e thotë edhe eksperti i arsimit, Dugagjin Popovci.
Ai për KosovaPress ka thënë se hapi i parë që duhet të merr ministria është hapja e konkurseve për inspektorë.
“Natyrisht që nuk ka mjaftueshëm, sa e di unë numri i inspektorëve ka rënë diku në 26/27 për shkak se një numër janë pensionuar dhe një numër kanë gjetur punë tjetër dhe nuk janë zëvendësuar deri tani, sa e di unë duhet të jenë 89 inspektorë që të mbulojë arsimin…. Ndërkaq, për inspektimin pedagogjik te ne një inspektim i tillë nuk është bërë asnjëherë nga ana inspektoratit, përveç në disa raste kur janë bërë vlerësimet e shkollave dhe nuk janë kryer në vazhdimësi. .. Hapi i parë shtimi numrit, ka pas konkurse dhe janë anuluar, nuk e di për cilat arsyeje duhet të përsëriten konkurset dhe nëse ka as lëshim administrativ që të mos anulohen më”, tha Popovci.
Ndërkaq, Ministria e Arsimit në një përgjigje me shkrim, i ka thënë KosovaPress-it, se numri aktual i inspektorëve është 24. Gjithashtu inspektorati arsimit po vazhdon të trajnojë ata në mënyrë që rezultati i inspektimeve në shkolla të jetë sa më efikas.
“Numri aktual i inspektorëve të arsimit në MASHTI, është 24, që nënkupton 18 inspektorë dhe 6 udhëheqës të SIA-ve, nëpër rajone të Kosovës mbi bazën e organizimit dhe funksionimit të inspektoratit siç janë: (SIA) Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan. Inspektorët e arsimit gjatë punës së tyre, krahas monitorimit të punës së institucioneve të arsimit privat dhe publik, respektivisht vlerësimit VJPSH (Vlerësimit të jashtëm të performancës së shkollës ) dhe VPD (Vlerësimit të performancës së drejtorit/zv drejtorit të shkollës, metodën e tyre të vlerësimit e bazojnë në strategjinë e arsimit para universitar, standarde, metoda dhe metodologji bashkëkohore të vlerësimit bazuar në legjislacionin e aplikueshëm, respektivisht Ligjin e Inspektoratit të Arsimit në Republikën e Kosovës. Inspektorati i Arsimit vazhdimisht u nënshtrohet organizimeve, trajnimeve bashkëkohore nga organizata të specializuara dhe të akredituara nga MASHTI, si brenda vendi, ashtu edhe jashtë për të qenë efikas dhe të suksesshëm në punën e vet”, kanë shkruar MASHTI.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...