Lajme

ORCA reagon ndaj presioneve në Agjencinë e Kosovës për Akreditim

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 07 August 2018

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka reaguar pas njoftimit nga ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, i cili në një konferencë për shtyp sot akuzoi kolegjin ISPE për përpjekje për shantazh ndaj tij dhe institucionit që drejton, si dhe ndaj Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

ORCA tha se ka përcjell me shqetësim deklaratën e ministrit Bytyqi.

Organizata theksoi se është duke e monitoruar nga afër në 3 mbledhjet e fundit punën e Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe çdo vendim të deritashëm të tij e konsideron në përputhje me ligjet dhe rregullativën në fuqi.

-Advertisement-

“ORCA thekson se është për tu lavdëruar pozicioni i ashpër i ministrit ndaj tentativave të tilla të cënimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, në anën tjetër i bën thirrje të gjitha subjekteve politike apo politikanëve që mund të kenë lidhje me institucione të arsimit të lartë në vend, të tërhiqen nga format e presioneve pasi të gjitha presionet do të luftohen e demaskohen publikisht dhe aktivisht edhe nga ORCA në të ardhmen”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera