Lajme

ORCA proteston kundër ndërhyrjeve politike në pavarësinë e KShC-së

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 18 July 2019

Organizata për Cilësinë në Arsim (ORCA) me fillim nga ora 12:00 do të mbajë një protestë në sheshin “Skendërbe” në Prishtinë.

Protesta vjen kundër ndërhyrjeve politike në pavarësinë e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) dhe Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Kujtojmë që KShC mori vendimin të mos akreditohen tri universitetet shtetërore, ai i Mitrovicës, Pejës dhe Prizrenit.

-Advertisement-

Në lidhje me këtë vendim pati edhe reagime të ndryshme, teksa kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në një konferencë për media nga kryeministria, ka goditur edhe një herë anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, duke i quajtur si mercenarë, të cilët në mënyrë kriminale thotë se po tentojnë për të mbyllë universitetet shtetërore në emër të cilësisë, për t’i quar në universitete privat

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera