Lajme

ORCA kërkon shkarkimin e kryetarit të Këshillit Drejtues në UP, bënë thirrje edhe për protesta

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 22 February 2021

Kryetari i Këshillat Drejtues të UP-së, Ujkan Bajra, është duke tentuar që të avancohet në pozitën si profesor në Universitetin e Prishtinë “Hasan Prishtinë”.

Ai mandej ka dërguar lëndën e tij në Inspektoratit të Punës, ku ky i fundi ka kërkuar nga rektorati që të rishikojë avancimin e tij, shkruan Gazeta Infokus.

E rreth kësaj ka reaguar Organizata për rritjen e Cilësisë në Arsim, përmes një komunikate për media, ku ka thënë që Bajra është duke shfrytëzuar pozitën e tij si kryetar në Këshillin Drejtues.

-Advertisement-

“ORCA e dënon ushtrimin e autoritetit të Kryetarit të Këshillit Drejtues të UP-së Ujkan Bajra, i cili pomundohet që rastin e tij të mospranimit si profesor në UP nga konkursi i vitit 2018 ta kontrabandojë tash, 3 vite më vonë përmes Inspektoratit të Punës.Së pari ORCA vë në dyshim këtë lëvizje të dyshimtë të Inspektoratit të Punës për trajtimin e një lëndeekskluzivisht akademike si rast të një punësimi klasik, për më tepër me 3 vite vonesë. Për këtë, ORCAdo të kërkojë përgjegjësi sapo të formohen institucionet e reja”, thuhet në komunikatën e ORCA-së.

Sipas tyre avancimi i Bajras është konflikt interesi pasi që ai është kryetar i KD-së në UP.

“Së dyti ORCA thekson se tentativa e personave në pozita drejtuese për t’u avancuar në kohën qëmbajnë pozitat drejtuese është pamohueshëm konflikt i interesit. Asnjë person që mban pozitadrejtuese, siç është ajo e anëtarit të Këshillit Drejtues në UP, nuk do të duhej të avancohet në pozita akademike. Njerëzit në Kosovë duhet të mësohen të zgjedhin me kujdes vijën e karrierës së tyre. Ataqë zgjedhin karrierën akademike duhet t’i përkushtohen asaj dhe vetëm asaj. Manovrat politike nuk do t’i ndihmojnë askujt për asgjë, për sa kohë ORCA monitoron proceset”, thuhet mes tjerash.

Mandej ORCA kërkuar që të shkarkohet Ujkan Bajra nga pozita e kryesuesi i Këshillit Drejtues.

ORCA u bën thirrje Parlamentit Studentor dhe organizatave studentore për t’u përgatitur për një valë të re protestash nëse të tilla ndërhyrje mundohen të bëhen nga të korruptuarit në largim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera