Lajme

Orca kërkon llogari nga Haradinaj për Agjencinë e Akreditimit

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 28 February 2018

Vendimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj për shkarkim të Bordit të AKA-së, e ka lënë Agjencinë e Kosovës për Akreditim jashtë e European Quality Assurance Register for Higher Education (EQAR). Kjo pasi që EQAR, në këtë rast ka vlerësuar se është shkelur standari i pavarësisë institucionale, shkruan Infokusi.com.

Kjo ngase Kryeministr Haradinaj, kishte shkarkuar Bordin dhe ushtruesit e detyrës, pa dhënë asnjëherë sqarimet e nevojshme.

Në komunikatën zyrtare të EQAR thuhet se ministri ka dështuar të ofrojë prova për “mospërmbushje të detyrimeve” dhe “parregullsi” të bordit të shkarkuar, duke u thirrur në të “dhëna konfidenciale” të kryeministrit për “parregullsi” të disa anëtarëve të Bordit të AKA. Për këtë çështje nga Kryeministri ka kërkuar llogari edhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).

-Advertisement-

“ORCA është jashtëzakonisht e shqetësuar me vendimin e European Quality Assurance Register for Higher Education (EQAR) e cila ka vendosur ta përjashtojë Agjencinë e Kosovës për Akreditim për shkak të shkeljes së standardit të pavarësisë institucionale”, thuhet në njoftimin e ORCA-së të publikuar në faqen zyrtare të kësaj organizate, shkruan Infokusi.

Në këtë njoftim thuhet se ORCA në kohën e shkarkimit të bordit pati kërkuar nga Kryeministri i Republikës sqarim publik për një javë rresht, por asnjë përgjigje nuk është dhënë as nga kryeministri e as nga vartësit e vet. Kjo organizatë kërkon që tani Kryeministri t’I bëjë publike arsyet e edhe të dhënat që I kishte konsideruar konfidenciale për shkarkimin e bordit.

“Tani që Kosova ka filluar të pësojë nga vendimet e tij të pamenduara, ORCA mendon se është koha që kryeministri t’i bëjë publike të “dhënat konfidenciale” për veprimtaritë e mundshme ilegale të disa ish-anëtarëve të Bordit të AKA, ose të jap llogari institucionale për këtë degradim të Kosovës në arenën ndërkombëtare.”

Më tej ORCA I ka bërë thirrje edhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në krye me Shyqyri Bytyqit që ta kthejë AKA-në në këtë organizatë.

“ORCA i bënë thirrje Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë MAShT që në afatin prej 90 ditësh për ankesë, ta bëjë të pamundurën që AKA të kthehet në EQAR duke garantuar për pavarësinë e institucionit”, thuhet në reagimin e ORCA-së.

Ndryshe, European Quality Assurance Register for Higher Education (EQAR) është organizatë evropiane e institucioneve akredituese e cila shqyrton si organ i jashtëm sigurimin e cilësisë nga këto institucione. Kosova ka qenë një ndër pak vendet e rajonit që ka qenë pjesë e kësaj organizate./INFOKUSI/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera