Lajme

ORCA: Dënimi i gjykatës për rrjetin e asistentëve dhe studentëve nuk mjafton

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 06 July 2017

Pas vendimit të Gjykatës Themelore për dënimin e rrjetit të organizuar të asistentëve e studentëve të cilët akuzohen për marrje të ryshfetit, ushtrim të ndikimit, keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe dhënie të ryshfetit, ORCA pret nga organet menxhuese të Universitetit të Prishtinës që të ushtrojnë të gjitha masat e mundura disciplinore, që nga përjashtimit i asistentëve, ndërprerja e studimeve të doktoratës e deri te marrja e diplomave të tyre dhe studentëve të përfshirë në këto afera.

“ORCA rikujton se në mbledhjen e 21 prillit të këtij viti Senati aktual në mënyrë unanime ka vendosur që ta rizgjedhë në pozitën e asistentit Esat Belajn, të dënuarin kryesor të këtij rasti. Në të njëjtën mbledhje Senati ka rizgjedhur po ashtu të dënuarin Gazmend Maliqaj, të dy këta asistentë të Fakultetit të Mjekësisë”, thuhet në reagim të ORCA-s.

ORCA dëshiron të theksojë se 3 nga të dënuarit, Arian Janova, Esat Belaj, Mevludin Beqiri në periudha të ndryshme kanë qenë senatorë nga radhët e studentëve në Senatin e UP-së.

-Advertisement-

ORCA inkurajon organet e drejtësisë që të hetojnë tutje në Universitetin e Prishtinës sidomos në drejtim të profesorëve pasi vendosja e notave është ekskluzivitet që u takon atyre. Në anën tjetër fton të gjithë ata që kanë prova për keqpërdorime të tilla në UP t’i drejtojnë ato te organet e drejtësisë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera