ORCA: Bujar Dugolli pranon fajësinë për plagjiaturën
Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 07 September 2022
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), përmes një komunikate për media ka njoftuar se Bujar Dugolli në mbledhjen e fundit të Senatit të Universitetit të Prishtinës të mbajtur me 5 shtator 2022 e pranoi hapur fajësinë mbi plagjiaturën e bërë, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas ORCA-s Dugolli u shpreh se gabimi i vetëm i tij për të cilin ndjehet fajtor është se ka pranuar që emri i tij të vendoset në punimin që përmban plagjiaturë.
“Dugolli u shpreh se gabimi i vetëm i tij për të cilin ndjehet fajtor është se ka pranuar që emri i tij të vendoset në punimin që përmban plagjiaturë. Këtë veprim ai tentoi ta justifikojë përmes mirëbesimit që e ka pasur në kolegun e tij Ardian Kastratin dhe se nuk e ka shikuar punën e bërë në punim”, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu, aty thuhet se Dugolli pranon haptazi para Senatit të Universitetit të Prishtinës se përmes veprimit të tij ai ka kontrabanduar punime shkencore me qëllim të avancimit, pra duke vendosur emrin në një punë akademike për të cilën nuk ka asnjë pikë kontributi në të.
“Pavarësisht këtij deklarimi të hapur para senatorëve dhe menaxhmentit të UP-së, Senati nuk guxoi të merrte vendim meritor, t’i përjashtojë nga universiteti plagjiatorët siç ndodhë në çdo rast të ngjashëm në botë.
Tendenca për relativizim të situatës aktuale nga disa dekanë që mbahen për intelektualë në shoqërinë tonë dhe që mbajnë ligjërata publike për etikën, krizën tonë shoqërore e politike apo për ligjshmërinë e jetës tonë publike ishte neveritëse deri në padurim, saqë monitoruesit e ORCA-s u detyruan ta lëshojnë monitorimin”, thuhet tutje në komunikatë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Deklarimi i çuditshëm i pasurisë nga Hysamedin Feraj: Shtëpinë e llogaritë 12 euro e 50 cent, banesën rreth 115 euro
Hysamedin Feraj çudit me vlerën e pasurive, deklaron shtëpi 12 euro e 50 cent...
-
Gazetari serb: Vuçiq dhe Lista Serbe do t’i tradhëtojnë deri në fund serbët e Kosovës
Analisti serb, Branisllav Kërstiq, ka deklaruar se në amplitudën e tradhëtisë...
-
Hoti ngre alarmin për mungesë të investimeve kapitale, kërkon rishikim të politikave fiskale
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se në Qeverinë Kurti janë ...
-
Shkoi për ta vizituar babanë, u bë piktor i njohur, historia frymëzuese e Zecir Gashit nga Gjermania
Një histori frymëzuese nis në vitin 1994 kur Zecir Gashi, kishte udhëtuar për...
-
Kosova merr një mirënjohje në Bienalen e Venecias, ministrja serbe e lëshon sallën (Video)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se p...
-
46 mijë e 556 qytetarë me të drejtë vote në referendumin e së dielës në veri
46 mijë e 556 qytetarë të katër komunave veriore, kanë të drejtë të marrin pj...
-
Shumica e pasurisë së kryeparlamentarit Konjufca në emër të prindit
Vetëm një banesë 90 metra katrorë që ka vlerën e 60 mijë eurove, e ka deklaru...
-
Ngritët kallëzim penal ndaj dy inspektorëve dhe u.d kryeinspektores së Shëndetësisë, ia ndërprenë jashtëligjshëm punën një qendre shëndetësore
Është ngritur kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së kryeinspektores së...
-
Presidentja Osmani shumicën e pasurisë e deklaron në emër të bashkëshortit të saj
Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Presidentj...
-
Kryeministri Kurti deklaron pasurinë: Banesë në vlerë 400 mijë euro në emër të gruas (Dokument)
Kryeminsitri Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrups...
-
Ramush Haradinaj deklaron pasurinë: Vetëm shtëpitë dhe vila e tij kanë vlerë mbi 1.2 milion euro (Dokument)
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në A...
-
Memli Krasniqi deklaron pasurinë: 65 mijë euro në Bitcoin, shtëpi 180 mijë euro e banesë 120 mijë euro (Dokument)
Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar të shtunën, deklarimet e pasurisë s...