Lajme

Orari i ri punës edhe për barnatoret

Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 28 March 2020

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që barnatoret në gjithë Kosovën të punojnë nga ora 06:00 deri në orën 17:00.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se pas orës 17:00 veprimtaria e tyre do të organizohet përmes kujdestarisë.

“Barnatoret e licencuara në Republikën e Kosovës ushtrojnë veprimtaritë e tyre prej orës 06:00-17:00. Pas orës 17:00 veprimtaria e tyre do të organizohet përmes kujdestarisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

-Advertisement-

Sipas ZKM’së, barnatoret kujdestare do të përcaktohen nga Ministria e shëndetësisë/AKPPM, në koordinim me Odën e Farmacistëve të Kosovës (OFK) dhe komunat përkatëse/autoritetet komunale.

“Barnatoret kujdestare do të përcaktohen nga Ministria e shëndetësisë/AKPPM në koordinim me Odën e Farmacistëve të Kosovës (OFK) dhe komunat përkatëse/autoritetet komunale”, njofton ZKM’ja.

Shkelësit e këtyre masave të përcaktuara me këtë Vendim do të ndëshkohen sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 88.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera