Sport

Orari i ndeshjeve të sotme në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 30 September 2020

Superliga e Kosovës nuk do të mungoj as sot, tri takime zhvillohen në kuadër të javës së katër të sezonit të ri, shkruan Gazeta inFokus.

Drita luan për herë të parë në sezonin e ri. Kampionia në fuqi pret Besën e Pejës në “Stadiumin e Qytetit”.

Takimi tjetër mjaft interesant është ai mes Llapit dhe Ballkanit.

-Advertisement-

Klubi nga Podujeva pret suharekasit në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Kurse ndeshja e tretë edhe ajo mes Trepçes’89 dhe Prishtinës.

‘Minatorët’ presin ‘Bardhekaltërit’ në “Riza Lushta” ku padyshim që të dyja ekipet futen në fushë për fitore, në qëllim të grumbullimit të sa më shumë pikëve.

Të gjitha duelet nisin më fillim nga ora 15:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera