Sport

Orari i ndeshjeve të fundjavës në futbollin kosovar

Autori: Gazeta inFokus 07:32 | 21 August 2019

Është caktuar orari i ndeshjeve të javës së dytë në Superligën e Kosovës.

Kjo javë nis te premten me ndeshjen Drenica-Llapi, e cila zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Ndërkaq dy ndeshje zhvillohen të shtunën dhe dy të tjera të dielën, teksa ballafaqimi ndërmjet Prishtinës dhe Dukagjinit është shtyrë për shkak të ruajtjes së fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjet e kombëtares.

-Advertisement-

Ndërkohë këtë fundjavë nis edhe edicioni i ri në Ligën e Parë.

Orari i ndeshjeve
IPKO Superliga – java e 2-të
E premte, 23.08 – 17.00
Drenica – Llapi

E shtunë, 24.08 – 17:00
Ferizaj – Gjilani
Ballkani – Feronikeli

E diel, 24.08 ora 17:00
Drita – Flamurtari
Vushtrria – Trepça ’89
Prishtina – Dukagjini, shtyhet – luhet më 25 shtator.

Liga e Parë – java e 1-rë
E premte, 23.09 – 17:00
Malisheva – KEK-u

E shtunë, 24.08 – 17:00
Ramiz Sadiku – Dardana
2 Korriku – Vitia

E diel, 25.08 – 17:00
Istog: Onix – Vëllaznimi
Drenasi – Arbëria
Ulpiana – Istogu
Besa – Vllaznia
Trepça – Liria (zhvillohet në “Riza Lushta”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera