Orari i Kupës së Botës 2026: Ekipet e kualifikuara, grupet e datat e ndeshjeve
Autori: Gazeta inFokus
16:23 | 01 April 2026
Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
“Play-Off”-i kualifikues për Kupën e Botës 2026 ka përfunduar dhe tani dihet lista e plotë e 48 skuadrave që do të marrin pjesë në turneun e kësaj vere në Amerikën e Veriut.
Gjatë shortit të Kupës së Botës në dhjetor, 42 ekipe që ishin kualifikuar u vendosën në grupet e tyre përkatëse.
Gjashtë vende të tjera u plotësuan nga fituesit e finaleve të “play-off”-it.
Shtetet e Bashkuara, që u kualifikuan automatikisht si një nga vendet pritëse të turneut, ishin vendosur tashmë në Grupin D.
Ata do ta nisin turneun më 12 qershor në stadiumin SoFi në Inglewood të Kalifornisë kundër Paraguait.
Më pas do të përballen me Australinë dhe në ndeshjen e fundit të grupit do të luajnë kundër Turqisë, e cila u kualifikua pasi e mposhti Kosovën mbrëmë.
Kanadaja ndodhet në Grupin B dhe do ta nisë kundër Bosnjë dhe Hercegovinës më 12 qershor në BMO Field në Toronto.
Dy ndeshjet e tjera të fazës së grupeve do t’i zhvillojë kundër Katarit dhe Zvicrës.
Meksika do ta presë ndeshjen hapëse të Kupës së Botës më 11 qershor kundër Afrikës së Jugut në Estadio Azteca në Mexico City.
Bashkë-organizatorët do të përballen gjithashtu me Korenë e Jugut dhe Çekinë në Grupin A.
Ekipet e kualifikuara për Kupën e Botës 2026
AFC (Azia): Australia, Irani, Japonia, Jordania, Koreja e Jugut, Katari, Arabia Saudite, Uzbekistani, Iraku.
CAF (Afrika): Algjeria, Kepi i Gjelbër, Bregu i Fildishtë, Egjipti, Gana, Maroku, Senegali, Afrika e Jugut, Tunizia, Republika Demokratike e Kongos.
CONCACAF: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Meksika, Curaçao, Haiti, Panama.
CONMEBOL (Amerika e Jugut): Argjentina, Brazili, Kolumbia, Ekuadori, Paraguai, Uruguai.
OFC: Zelanda e Re.
UEFA (Evropa): Anglia, Franca, Kroacia, Norvegjia, Portugalia, Gjermania, Holanda, Austria, Belgjika, Skocia, Spanja, Zvicra, Suedia, Turqia, Bosnjë dhe Hercegovina, Çekia.
Formati i Kupës së Botës 2026
48 ekipet kombëtarejanë ndarë në 12 grupe me nga katër skuadra.
Çdo ekip do t’i luajë tri ndeshje në grup, për t’u përcaktuar se cilat kombëtare do të kalojnë në fazën me eliminim direkt.
Në total, 32 skuadra do të kualifikohen në fazën me eliminim direkt pas përfundimit të fazës së grupeve.
Dy vendet e para të çdo grupi do të kalojnë më tej, së bashku me tetë vendet më të mira të treta.
Kriteret për renditje në rast barazimi janë:
- Diferenca e golave
- Golat e shënuar
- Ndeshjet direkte
- ‘Fair-Play’
- Shorti.
Për këtë Kupë Bote, FIFA i ka bërë disa ndryshime.
Për ta ruajtur balancën konkurruese, janë krijuar dy rrugë drejt gjysmëfinaleve, në mënyrë që ekipet e mëdha të mos përballen para finales nëse i fitojnë grupet e tyre.
Për shembull, Spanja (dhe kampionia në fuqi Argjentina janë vendosur në rrugë të ndryshme të shortit.
E njëjta gjë vlen edhe për Francën dhe Anglinë.
Grupet e Kupës së Botës 2026
Grupi A
Meksika, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Çekia.
Grupi B
Kanadaja, Bosnjë dhe Hercegovina, Katari, Zvicra.
Grupi C
Brazili, Maroku, Haiti, Skocia.
Grupi D
Shtetet e Bashkuara, Paraguai, Australia, Turqia.
Grupi E
Gjermania, Curaçao, Bregu i Fildishtë, Ekuadori.
Grupi F
Holanda, Japonia, Suedia, Tunizia.
Grupi G
Belgjika, Egjipti, Irani, Zelanda e Re.
Grupi H
Spanja, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Uruguai.
Grupi I
Franca, Senegali, Iraku, Norvegjia.
Grupi J
Argjentina, Algjeria, Austria, Jordania.
Grupi K
Portugalia, Kongo, Uzbekistani, Kolumbia.
Grupi L
Anglia, Kroacia, Gana, Panama.

T� tjera
-
BE-ja nuk do të nisë bisedimet për marrëdhënie afatgjata me Britaninë
Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian rrezikojnë të hyjnë në një tjetër peri...
-
Fehmi Hoti pret në takim ambasadorin britanik, diskutohet mbështetja për Policinë e Kosovës
U. D. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi HOTI, me b...
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Sesionit të 38-t...
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Sesionit të 38-t...
-
Melodia nacionaliste serbe në Bruksel, eurodeputeti belg ia përplas Marta Kos-it vrasjet dhe dëbimet e viteve 1998/99 në Kosovë
Eurodeputeti belg, Michel De Maegd, ka kritikuar ashpër interpretimin e një k...
-
Investitorët japonezë shqyrtojnë mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik me Kosovën
Zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike dhe krijimi i mundësive të reja për invest...
-
Rikthehet furnizimi me energji në Prishtinë
KEDS ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji në Prishtinë.Në njoft...
-
Haxhiu kërkon mbështetjen e Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar mbështetjen e Kr...
-
Raporti i Gallupit për 2025-tën: Kosova, ndër vendet më të sigurta në Evropë
Kosova është renditur ndër vendet më të sigurta në Evropë sipas Indeksit Glob...
-
Erërat e forta, Inspektorati i Punës kërkon masa të shtuara për sigurinë e punëtorëve
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të n...
-
Rama: Ndryshim-ligji për Specialen nuk është i PDK’së, është për vlerat e luftës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka deklaruar s...
-
Limaj për rikthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale: Jam SHOKU
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar kërkesën për ri...



































