Lajme

Ora e parë e mësimit i dedikohet Pavarësisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 16 February 2018

Me vendim të Ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, sot në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet historikut të pavarësisë së Kosovës, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Këtë vendim, ministri i arsimit e ka marrë në prag të 10 vjetorit të shtetësisë së Kosovës, me qëllim të zgjerimit të njohurive të nxënësve për këtë ngjarje të rëndësishme, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera