Sport

Ora 14:00, Vushtrria-Feronikeli, vetëm firoja largon krizën te kampionët

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 22 October 2019

Duke nisur nga dita e sotme, ndeshjet e javës së 11-të, që mbyllin fazën e parë të kampionatit. Në njëfarë mënyre, pasi skuadrat të provojnë forcat me të gjithë kundërshtarët, do të kemi një lloj ndarjeje përfundimtare mes ekipeve sa u përket objektivave.

Kjo xhiro nis me takimin Vushtrria-Feronikeli, që do të luhet në orën 14:00, në stadiumin “Ferki Aliu”. Për vushtrriasit fillimi i kampionatit rezultoi i vështirë, me rezultatet përgjithësisht të dobëta, të denja për një skuadër që meriton rënien.

Nuk paraqitet fort pozitive situata te kampionët në fuqi, që në 3 ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm 1 pikë, duke humbur kontaktet me kreun. Pas xhiros së 10-të, Feronikeli është i gjashti me 16 pikë. Prijnë Drita e Gjilani me nga 21 pikë, ndërsa pasojnë Llapi e Ballkani me nga 20 dhe Prishtina me 17 pikë.

-Advertisement-

Xhiroja e 10-të vijon të mërkurën me tri sfida të tjera, ku spikat Gjilani-Llapi. Trepça ’89 do të presë në Mitrovicë Ferizajn, ndërsa Drenica do të jetë nikoqir i Dukagjinit.

Të enjten do të luhen dy takimet e fundit, Ballkani-Flamurtari dhe Prishtina-Drita. Sfida në kryeqytet, ndryshe nga të tjerat, do të zhvillohet në orën 18:00, me ndriçim artificial.

Java 11
E martë (14:00)

Vushtrria -Feronikeli

E mërkurë (14:00)

Trepça’89 – Ferizaj

Gjilani – Llapi

Drenica – Dukagjini

E enjte (14:00)

Ballkani – Flamurtari

Prishtina – Drita (18:00)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera