Opozitari slloven po përgatit kallëzim penal për kryeshefin e IPKO’s, i dyshuar në skandalin financiar ku u keqpërdor paraja publike

Autori: Gazeta inFokus
22:50 | 28 April 2022
Pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Slloveni, Jani Möderndorfer, anëtar i komisionit hetimor parlamentar për financimin e paligjshëm të SDS-së, ka njoftuar se pas gjetjeve të komisionit hetimor parlamentar, do të paraqesë kallëzimin penal ndaj “Telekom Slovenije”, partisë së ish-kryeministrit slloven dhe një televizioni atje, për dyshimet se keqpërdorën paratë e kompanisë shtetërore për financimin e fushatës zgjedhore të Janez Jansha, në vitin 2018.
Pos “Telekom Slovenije”, kompanisë amë të IPKO’s në Kosovë, Jani Möderndorfer nga partia LMS, kallëzim penal, pas punës së komisionit hetimor parlamentar, ka paralajmëruar edhe ndaj kryeshefit ekzekutiv të IPKO’s Tomaz Seljak.
Seljak, gjatë periudhës kur dyshohet se ndodhi afera e bujshme financiare në Slloveni, ishte anëtar (CTO) dhe Zëvendëspresident, në detyrë, i Bordit Menaxhues të “Telekom Slovenije”, e më vonë u emërua edhe kryetar i bordit mbikëqyrës të ndërmarrjes shtetërore të telekomunikimeve në Slloveni.
Pos Seljak, Möderndorfer për siç e potencon ai për “dyshime për kriminale”, ai paralajmëron kallëzim penal edhe për anëtarët tjerë drejtues të “Telekom Slovenije”. Ai në një konferencë për media, më 15 prill 2022, paralajmëroi se kallëzim penal për të njëjtin rast do të paraqesë edhe ndaj SDS-së, partisë së Janez Jansha si dhe një televizioni lajmesh në Slloveni, NovaTv24.
Dyshimet e komisionit hetimor parlamentar janë se “Telekom Slovenje”, kompania sllovene e cila në Kosovë e ka 100% në pronësi IPKO’n, keqpërdori paratë publike për financimin e fushatës së Janez Jansha në vitin 2018, kur ky i fundit edhe i kishte fituar zgjedhjet.
Hetimi flet edhe për paratë nga Hungaria që dyshohen se interferuan në zgjedhjet e para katër vitesh në Slloveni, krahas parave publike të “Telekom Slovenje”, të cilat dyshohet se u keqpërdorën për financimin e Partisë Demokratike të Sllovenisë.
“Gjithçka është e verifikueshme”, tha ndër të tjera Möderndorfer, anëtar i komisionit hetimor parlamentar për financimin e paligjshëm të SDS-së, në një konferencë për media në parlamentin slloven.
Skandali mori vëmendjen javën që shkoi edhe në mediat ndërkombëtare. “Financial Times” i kushtoi një artikull paralajmërimit të Moderndorfer për kallëzim penal ndaj zyrtarëve të Telekomit Slloven, dhe një tjetër afere të madhe financiare e cila shpërtheu pak ditë para zgjedhjeve të së dielës që e lamë pas në Slloveni, e ku u përfshi edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci.
Tomaz Selkajk, ndaj të cilit është paralajmëruar kallëzim penal, nga nëntori i vitit të shkuar është zhvendosur me punë në Kosovë. Ai u emërua Kryeshefi Ekzekutiv i IPKO-s.
“Z. Seljak mori ftesën për mbledhjen e cila u mbajt më 22 mars disa ditë pasi takimi ishte mbajtur”, kishte thënë para një muaji zyrtarja e IPKO’s, Afrika Zyferi.
Tutje, ajo pretendonte se “Keni informacion të pasaktë, pasi ndaj Tomaž Seljak nuk është ngritur asnjë procedurë – ai nuk është nën hetim nga komisioni parlamentar dhe as nga ndonjë institucion tjetër”, duke shtuar se kryeshefi i IPKO’s u ftua “si dëshmitar dhe jo si person nën hetim” në komisionin hetimor parlamentar.
Edhe pas paralajmërimit për ngritje të kallëzimit penal ndaj Tomaz Seljak, kompania IPKO, pretendon se ai në komisionin hetimor ishte ftuar vetëm, madje e theksojnë “ekskluzivisht”, si dëshmitar./Reporteri.net/
Të tjera
-
Lajm tragjik: Rryma mbyt nënën me dy vajzat e saj
Tre anëtarë të familjes Kola, nëna dhe dy vajzat, humbën jetën pasi ranë në k...
-
Delegacioni i BE-së: Nishani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për nda...
-
Dalin pamjet e Mercedesit të djegur të Butës që çoi në vrasjen e sotme
Qëndrim Jonuzi, vëllai i këngëtarit “Buta”, e qëlloi mbrëmë pas mesantës për ...
-
Haradinaj nga Lozana: Bashkatdhetarët tanë storie suksesi në Zvicër
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takua...
-
Abetarja e përbashkët – Projekti me të cilin krenohen dy qeveritë mbahet sekret nga ministria e Nagavcit
Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai kosovar Albin Kurti i patën mbledh kabi...
-
Hekuran Murati: Qytetarët janë të mësumë me i tejkalu krizat
Ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk pajtohet me vlerësimet e organizata...
-
Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ndoqi punimet e Komisionit Parlamentar për Politikë dhe Siguri në AP te NATO-s
Delegacioni i përherëshëm i Kuvendit të Republikës se Kosovës në Asamblenë Pa...
-
Si përfundoi me vrasje miqësia shumëvjeçare e të rinjve në Ferizaj?
Të shtunën pas mesnatën ka mbetur i vdekur 30 vjçari Gazmend Hyseni, vdekjen ...
-
Tragjedia në Fushë Arrës, flet fqinji: Ishin të ftohta akull, nëna sapo kishte ardhur nga puna
Një ngjarje tragjike u regjistrua ditën e sotme në Fushë Arrës, ku nëna bashk...
-
Familjarja e të vrarit në Ferizaj del me njoftim për varrimin e tij
arrimi i të vrarit sot në Ferizaj, Gazmend Hyseni, do të bëhet nesër në ora 1...
-
Varfëria e çmimet e larta po i bën qytetarët të blejnë më pak dhe me kualitet më të dobët
Deri vonë, 500 euro në muaj i kanë mjaftuar familjes katëranëtarëshe të Leutr...
-
Breshër e rrebeshe shiu në disa pjesë të Kosovës
Rrebeshe shiu e breshri kanë përfshirë Kosovën në disa pjesë. Lexuesit kan...