Lajme

Opozita zbulon kohën kur do të takohen me Gabriel Escobar

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 13 March 2024

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka bëre të ditur se do të takohet me partitë opozitarë sot në mbrëmje.

Escobar do të pres në takim kryetaret e opozitës, në rezidencën e SHBA-ve, duke filluar nga ora 190:00.

Kujtojmë se, zyrtari i lartë amerikan po qëndron në Kosovë për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend e rajon.

-Advertisement-

Ai është duke zhvilluar takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku pritet të dalin pas pak në konferencë për medie.

“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pritet të takoj sot të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Burime nga Partia Demokratike të Kosovës kanë bërë të ditur se lideri i PDK-së dhe i opozitës, Memli Krasniqi do të takohet të mërkurën me emisarin amerikan dhe me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

“E mirëpresim angazhimin e ShBA-së për finalizimin e procesit të dialogut me Serbinë, i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke. Angazhimi i emisarit Escobar është kyç dhe e falënderojmë për gatishmërinë e tij për ta ndihmuar Kosovën në synimet e saj. Kryetari Haradinaj me kënaqësi ka pranuar ftesën për takim sot në ora 19:00”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Pamje brenda takimit Osmani – Escobar, aty është edhe ambasadori Hovenier

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera