Lajme

Opozita shkakton zhurmë në kuvend, nuk e lejon Besnik Bislimin ta përfundojë fjalën

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 20 January 2022

Derisa zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ishte duke folur nga foltorja e kuvendit deputetët e opozitës ka filluar të bëjnë zhurme, shkruan Gazeta Infokus.

Deputetët nga opozita filluan që bënin zhurmë duke i goditur tavolinat dhe duke ia vështirësuar Bislimit përfundimin e fjalës.

Kjo erdhi pas debatit që filloi mes Besnik Tahirit dhe Mimoza Kusarit, e që fjalën pastaj e mori Besnik Bislimi.

-Advertisement-

Në këtë seancë është duke u diskutuar lidhur me propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtim të çmimit të energjisë.

Gjithashtu kjo seancë është duke u përcjellur me përplasje mes pozitës dhe opozitës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera