Lajme

Opozita presion Adriatik Llallës: Të hetohet Saimir Tahiri!

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 18 October 2017

Në deklaratën e përbashkët të opozitës që janë bërë bashkë në një Front kundër Krimit i bëhet thirrje direkte Adriatik Llallës të nisë hetimet për Saimir Tahirin dhe për ministra të tjerë të qeverisë Rama që përdorën paratë e drogës për fushata elektorale.

“Fronti shprehet i vendosur që se bashku me qytetarët do të ta realizojë me të gjithë mjetet demokratike këtë kërkesë. Ky Front i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm që të nisë urgjent dhe kryejë me shpejtësi, në përputhje me dispozitat kushtetuese e ligjore, hetimin për Ministrin Sajmir Tahirin dhe në bashkëpunim me autoritetet homologe italiane dhe të tjerë, që të kryejë të gjitha veprimet e nevojshme për të vënë para drejtësisë të gjithë individët e implikuar në trafikun e drogës dhe të armëve të zbuluara së fundmi.

Të hetojë edhe lidhjet e ministrave të tjerë të kësaj qeverie me trafiqet implikim e tyre në bashkëpunim kriminal për blerjen e votës së 24 qershor 2017”, thuhet në një pjesë të deklaratës së përbashkët të partive opozitare.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera