Lajme

Opozita nuk po merr pjesë në diskutim për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 23 September 2022

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit po mban Dëgjimin Publik për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se i vjen keq që opozita nuk po merr pjesë në diskutimin e sotëm publik, por as nuk kanë dërguar amandamentar për këtë projektligj.

Haxhiu tutja tha se qëllimi i këtij projektligji është luftimi i korrupsionit por edhe kthimi i pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshëm.

-Advertisement-

Lidhur me rekomandimet e Komisionit të Venecias për këtë projektligj, ministrja e Haxhiu tha se ato do të adresohen tash në grupet punuese.

Kryetari i këtij Komisioni, Adnan Rrustemi tha se komisioni ka nisur ta trajtojë këtë projektligji që simbolizon një politikë të rëndësishme një forme të zotimit dhe nevojës shoqërore. Ne do të vazhdojmë edhe me punën e grupit punues për të trajtuar të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias./KP/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera