Lajme

Opozita nuk e duron kryeministrin Kurti as në ditën e Pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 17 February 2022

Deputetët e partive opozitare nuk e kanë duruar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, as në ditën e Pavarësisë, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë kohës sa Kurti po e mbante fjalimin e tij me rastin e 14 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, deputetët e opozitës e lëshuan sallën e kuvendit të Kosovës.

Ata ishin të pakënaqur që në këtë ditë feste, kryeministri po fliste për të arriturat e qeverisë.

-Advertisement-

Para se deputetët e PDK-së, LDK-së e AAK-së ta lëshonin sallën, kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, u ka bërë thirrje atyre që të sillen me dinjitet.

“Ju lutemi të sillemi me dinjitet, është dita e pavarësisë”, ka thënë Konjufca./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera