Opozita në Shqipëri proteston brenda dhe jashtë Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus
14:03 | 16 February 2023
Me thuajse të njëjtin skenar si të tri ditëve më parë, opozita në Shqipëri protestoi para Kuvendit, por edhe brenda në seancën plenare.
Mbështetës të opozitës u mblodhën para Kuvendit, ndërsa deputetë të opozitës u përplasën me punonjës të Gardës së Republikës që nuk lejuan deputetët e Partisë Demokratike, të përjashtuar nga seanca, të hynin në ambientet e Kuvendit.
Listës prej tetë deputetësh të përjashtuar më herët iu shtuan edhe tre demokratë të tjerë, mes tyre kreu i kësaj partie, Sali Berisha, dhe deputetët Belind Këlliçi dhe Edi Paloka.
Në sallën e Kuvendit, deputetët e opozitës bllokuan sërish foltoren, në shenjë proteste për 12 deputetët e përjashtuar, si dhe për mungesën e kryeministrit Edi Rama.
Në seancë mungoi edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, shkarkimin e së cilës e kërkon opozita me pretendimin se nuk po zbaton rregulloren, referuar masave të ndërmarra për përjashtimin e disa deputetëve demokratë nga seancat plenare.
Mes bllokimit të foltores herë pas here, si dhe zhurmës së bilbilave, në seancë u debatua për rastin “McConigal”.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se e gjithë kjo zhurmë që bën opozita në Kuvend është frika e Berishës nga hetimet për 21 janarin.
Replika e kreut të PD-së, Sali Berisha, erdhi nga ambientet jashtë Kuvendit, duke iu bashkuar protestuesve, pasi Kuvendi mori vendimin që mocioni për debat me kryeministrin shqiptar, Edi Rama të mbahet më 2 mars.
“Ai nuk pranon të vijë këtu. Atëherë ne do shkojmë atje ku struket ai. Surreli (zona ku banon kryeministri Edi Rama) do të jetë objekt i revolucionit paqësor. Shkojmë ne më 2 mars atje, sepse revolucioni nuk ndalet, por të jeni të sigurt se do të fitojmë”, tha Berisha.
Ai akuzoi edhe ambasadorët e huaj në Shqipëri duke u shprehur se shumë prej tyre janë “McGonigalë të veshur me imunitet diplomatik”.
Protesta para Kuvendit zgjati rreth dy orë e 30 minuta.
Edhe kësaj here protestuesit hodhën flakadanë dhe kapsolla, por nuk pati përplasje me forcat e policisë.
Rreth 1.000 efektivë ishin të pranishëm për të mbikëqyrur protestën e opozitës.
Aksioni politik i radhës, sipas kreut të PD-së, do të jetë më 2 mars nëse kryeministri Rama nuk paraqitet në seancë për t’iu përgjigjur pyetjeve të opozitës për rastin Mcconigal.
Para se të caktohej kjo seancë (e 2 marsit), Berisha ka deklaruar se opozita do të mbajë një protestë kombëtare më datë 3 mars, kur pritet të jepet vendimi i gjykatës së Apelit për vulën dhe logon e PD-së.
Berisha akuzon kryeministrin Rama se për të asgjësuar opozitën, ka korruptuar ish-zyrtarin e lartë amerikan të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Charles McConigal, i dyshuar si i përfshirë në një aferë prej 225 mijë dollarësh, që dyshohet t’i jenë dorëzuar nga një shtetas shqiptaro-amerikan.

Të tjera
-
Arrestohet një polic në Shqipëri, u kap duke iu marrë para kosovarëve në hyrje të stadiumit “Air Albania”
Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, mes tyre një efektiv policie për ...
-
Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Na la të pakënaqur rezultati, por jo Kombëtarja
Pas barazimit pa gola mes Shqipërisë dhe Serbisë mbrëmjen e djeshme në “Air A...
-
Bahtiri reagon për krizën politike: Kosova është amanet, jo lodër politike
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka shprehur shqetësimin e tij...
-
Tragjedi në Romë, gjenden trupat e pajetë të një foshnje 6-muajshe dhe një gruaje
Një pasdite në parkun Villa Doria Pamphili u kthye në skenë makthi pas zb...
-
BIK: Po vazhdon me sukses therja e kurbanëve
Po vazhdon ende therja e kurbanëve në territorin e Kosovës. Kështu ka bërë...
-
Shfaqet në Shqipëri sëmundja që vret bagëtitë, e rrezikshme edhe për njeriun
Murtaja e ruminantëve nuk është një sëmundje e rrezikshme për njeriun, por ës...
-
Koci: Një ish pjesëtar i NJSO’së është ndaluar nga autoritetet serbe, është marrë në pyetje për rastin “Banjska”
Avokati Arianit Koci ka njoftuar se Arbnor Spahiu, ish pjesëtar i Njësisë Spe...
-
Kadrijaj: LVV do ta zvarrisë konstituimin e Kuvendit edhe nëse zgjidhet kryeparlamentari
Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, kritikon Lëv...
-
Pse u përmbys shteti, ku gabum? – Mos e humbisni përgjigjjen e Nait Hasanit që ia thotë gazetarit Dakaj
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka dhënë një deklarat...
-
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike
Nga sot, Komuna e Podujevës do të fillojë fazën e parë të dezinfektimit t...
-
U largua nga “Air Albania”, reagon OVL-UÇK: Kur preket ai flamur, preket gjaku i dëshmorëve
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas largimit të flamur...
-
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dh...