Opozita maqedonase ndërpret kontaktet me pushtetin
Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 09 July 2023
Opozita maqedonase ka njoftuar ndërprerjen e të gjitha kontakteve me qeverinë e kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, sa i përket ndryshimeve kushtetuese, por edhe çështjeve tjera dhe se “tani e tutje do të fokusohet vetëm në kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare”.
Organet drejtuese të VMRO DPMNE-së, këtë javë, sipas kryetarit të saj, Hristijan Mickoski kanë vendosur ndërprerjen e çdo kontakti me qeverinë, përveç atyre që kanë të bënë me zgjedhjet parlamentare në vjeshtë.
“Nuk do të kemi asnjë komunikim me qeverinë. Këtë javë kemi pasur një seancë të Komitetit Ekzekutiv të partisë dhe kemi marrë vendim unanim që si VMRO-DPMNE t’i ndërpresim të gjitha komunikimet zyrtare në nivel bilateral me përfaqësues nga qeveria. Ka vetëm një gjë, ajo është të ulemi dhe të pajtohemi për zgjedhjet, kur do të mbahen zgjedhjet, si do të zhvillohen zgjedhjet, në çfarë mënyre – me një qeveri teknike, pa një qeveri teknike, pra do të flasim vetëm për atë që është e lidhur me zgjedhjet”, ka deklaruar Mickoski.
Vendimi i VMRO DPMNE-së vjen në kohën kur partitë në pushtet po kërkojnë mbështetjen e opozitës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, të domodoshme për vazhdimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ndryshimet duhet të bëhen për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e kushtetutës si popull shtetformues, ashtu siç parashihet me atë që njihet si “propozim francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë për idenitetin dhe gjuhën maqedonase dhe aspektet historike.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha të dielën se vendimi i VMRO DPMNE-së dëshmon, sipas tij se “partia opozitare as nuk dëshiron dhe as nuk synon të përballet ndonjëherë me ndonjë sfidë që ka të bëjë me shtetin, por se qëllim parësor ka marrjen e pushtetit”.
Osmani tha partitë në pushtet kanë plotësuar të gjitha kërkesat e opozitës por “për VMRO-DPMNE-në, rëndësi kanë vetëm autoriteti dhe pushteti”.
“Pres të punojmë me këtë parti deri në ditën e fundit. Por nëse kjo nuk jep fryte, duhet të punojmë paralelisht me deputetët që nuk duan të mbeten peng i ambicieve dhe duan të mbështesin perspektivën evropiane të shtetit ”, ka thënë Osmani.
Pavarësisht se nuk ka siguruar dy të tretat e votave në Kuvend, Kryeministri Dimitar Kovaçevski të premtën njoftoi se ndryshimet kushtetueve së shpejti do të dorgohen për miratim në Kuvend.
Kryeministri Kovaçevski ka hedhur poshtë kërkesën e opozitës për zgjedhje duke ia bërë me dije se zgjedhjet e radhës do të jenë të rregullta, në vitin 2024.
Opozita maqedonase nuk i jep mbështetje me arsyetimin se “Sofja do të vazhdojë me kushtëzime tjera edhe sikur pakica bullgare të bëhet pjesë e preambulës së kushtetutës maqedonase”.
VMRO DPMNE-ja ka thënë se do të mbështetë ndryshimet vetëm në rast se ato hyjnë në fuqi paralelisht me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, por kjo kërkesë e saj është kundërshtuar edhe nga Brukseli me arsyetimin se korniza negociuese nuk mund të ndryshohet.
Bashkimi Evropian në disa raste ka bërë të ditur se ndryshimet duhet të miratohen pasi ato nuk rrezikojnë as gjuhën e as identitetin maqedonas, siç pretendon opozita maqedonase. /REL
Të tjera
-
Ministri serb: Masat e Serbisë për Kosovën nisin në nëntor
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Nemanja Staroviq, tha se pak...
-
Bajqinovci: LDK po përpiqet të distancohet nga Përparim Rama
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i ka reaguar udhëheqjes së komunës së Pri...
-
Për tetë muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë
Nga janari deri në gusht të këtij viti, Shqipëria është vizituar nga rreth 8....
-
Peci viziton familjen në Pestovë pas marrjes së grantit prej 90,000 eurove
Komunës së Vushtrrisë, si përfitues të grantit në vlerë prej 90,000 eurove. ...
-
Të hënën Kuvendi i Kosovës shënon Ditën e Demokracisë
Kuvendi i Kosovës, të hënën, me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligje...
-
Bajqinovci: Qytetarëve ua shpërndamë 1.2 milard euro – Kosova po përparon me hapa të mëdhenj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqiovci, ka shkruar të shtunën në ...
-
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Musliu publikon foton me Kadri Veselin: Uroj ta kemi së shpejti në mesin tonë, nuk kurseu asgjë për lirinë e Kosovës
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar fotografi me ish kreun e kë...
-
Operacioni “Kolonia”, kapen tre persona duke u marrë me shitblerje të drogës
Tre persona janë arrestuar dje më 14 shtator në kuadër të operacionit “Koloni...
-
Pas sùlmit, grupi i Radojiçiqit ishte strehuar në hotelin e Banjskës
300 metra larg Manastirit të Banjskës, mysafirët në hotelin “Rajska Banja” is...
-
Krasniqi i përgjigjet Vuçiqit: Zgjedhjet lokale janë në tetor 2025
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë për RT...
-
Prishtina fajëson Beogradin si përgjegjës për gjendjen në veri të Kosovës
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla i bëri thirrje të shtunën komun...