Lajme

Opozita lëshon seancën e Kuvendit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 10 October 2024

Pas një debati në seancën e Kuvendit të Kosovës ku u lejuan të flisnin vetëm shefat e Grupeve Parlamentare për ngjarjet e fundit me incizimet e bisedimeve të Mimoza Kusari Lilës me Radoiçiqin e opozita ka vendosur që të e lëshojnë seancës e sotme, shkruan Gazeta Infokus.

Pas këtyre deklarimeve që u mbajtën në seancën e Kuvendit, deputeti Arben Gashi tha se “Ne po e lëshojmë seancën”.

E kjo për arsye që nuk u vu në rend dite debat parlamentar por pas deklarimeve të shefave të GP, kryetari i kuvendit Glauk Konjufca tha se do të vazhdojnë me votimet për marrëveshjet ndërkombëtare.

-Advertisement-

Mirëpo pasi opozita e lëshoi seancës, Kuvendi nuk pati kuorum për të vazhduar seancën.

“Nuk kemi kuorum për të vazhduar punën e shofim javën tjetër”, tha Konjufca./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera