Opozita – Kurtit: Shtëpia nuk mund të mbahet pa miq
Autori: Gazeta inFokus
14:26 | 17 February 2024
Sakrifica, flijimi i vajzave dhe djemve të Kosovës dhe rrugëtimi i vështirë për liri u theksuan në përvjetorin e 16-të të shpalljes së pavarësisë. Në seancë solemne, shefat e Grupeve Parlamentare e krerë të shtetit e partive kanë kujtuar komandantin legjendar Adem Jashari, i cili së bashku me familjen e tij u flijuan për lirinë e popullit të vuajtur.
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila u shpreh se gjatë këtyre ditëve hapësirat e Kuvendit të Kosovës kanë gumëzhuar nga fëmijët të cilët kanë vizituar vendin ku u shpall pavarësia e Kosovës. Ajo përmendi gratë e dhunuara seksualisht dhe nënat të cilat ende presin ndonjë lajm për më të dashurit e tyre.
“Megjithatë, jo shumë larg në historinë tonë edhe fëmijët e Kosovës u sakrifikuan dhe bashkë me heronjtë u bën pjesë e flijimit dhe pavdekshmërisë për lirinë e vendit. Sado të vegjël në moshë ata nuk u kursyen nga terrori dhe vrasja. Për lirinë dhe shtetin tonë u sakrifikuan 1133 fëmijë, prej të cilëve 109 ende të pagjetur. Liria dhe shteti ynë janë të çmuar dhe ashtu sikur vlera e tyre, duhet të jetë përpjekja jonë që historia dhe e kaluara kurrë më nuk përsëriten në këtë nën qiell. Nga ajo çfarë po ndodhë në kontinentin tonë, e kemi të qartë se liria dhe demokracia nuk duhet të marrë për mirëqena. Liria dhe demokracia po rrezikohen. Shtetet autokrate, sikur Rusia, me diktaturë të instaluar sulmojnë shtetet fqinje të pavarura, vrasin oponentët politik të burgosur, ndërsa proksi i tyre tërbohet nga nderimi i shtatë-vjeçares së vrarë në Kosovë, Blerina Jashari”, u shpreh ajo.
Shefja e deputetëve të shumicës parlamentare shtoi se lufta për liri dhe shtet po mbrohet edhe sot në Hagë. Populli liridashës i Kosovës, siç vazhdoi ajo, ka miqtë dhe aleatët e saj të cilat i japin kuptim lirisë dhe shtetit.
E shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se çdo përvjetor duhet të jetë reflektim për të gjithë burrat e gratë që sakrifikuan jetën e tyre për Kosovën.
“Presidenti Hashim Thaçi sot nuk e gëzon lirinë e Kosovës, por vepra e tij jeton. Andaj sot jemi mbledhur ta shënojmë 16-vjetorin e kësaj vepre historike. Hashim Thaçi dhe shokët e tij bashkëluftëtarë të UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e shumë të tjerë janë në betejën e radhës për Kosovën, duke luftuar për drejtësi dhe për ta pastruar emrin lavdi madh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilin nuk e ndotën asnjëherë propagandat që vijnë si nga jashtë ashtu edhe nga brenda Kosovës. Kjo festë nuk ka kuptim nëse çdo 17 shkurt nuk nderojmë burrat dhe gratë që bën sakrificë të madhe për të ndërtuar një të ardhme të mirë për Kosovën. Nuk ka kuptim nëse çdo 17 shkurt nuk kujtojmë më nderim, që gjithë ata burra e gra që ndër dekada kontribuuan që 17 shkurti të bëhet realitet, që Kosova të bëhet shtet i pavarur e sovran”, deklaroi ai.
Ai përmendi edhe komandantin legjendar, Adem Jashari dhe gjithë djemtë e vajzat të cilat kapën pushkën, siç tha ai, për të mos u kthyer më të gjallë në shtëpinë e tyre.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në seancë solmne citoi ish-presidentin, Ibrahim Rugova, ku thoshte se shtëpia nuk mbahet pa miq e aleanca.
“Republika e Kosovës, shtet i pavarur e sovran u bë falë unitetit tonë të brendshëm, lëvizjes paqësor e luftës çlirimtare si dhe mbështetjes ushtarake dhe diplomatike nga jashtë. U bë sepse treguam dhe dëshmuam kulturë të brendshme politike, dhamë të gjithë potencialin tonë kombëtar e krijuam ura bashkëpunimi mes vete dhe me aleatët. Prandaj edhe kapërcyem sfida të pakapërcyeshme më parë. Në këtë ditë të 17 shkurtit dhe jo vetëm, ndjejmë detyrimin tonë për mirënjohje dhe falënderim ndaj aleatëve tanë nga e gjithë bota. Në veçanti mirënjohje të veçantë të gjitha shteteve të aleancës veri atlantike të kryesuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, që në orët më të vështira u gjenden krahë nesh. Shtëpia nuk mbahet pa miq, nuk mbahej dje, s’mbahet sot, s’do të mbahet as nesër”, u shpreh ai.
Më tej, theksoi se aleancat nuk trashëgohen por ruhen e fitohen.
“Sikurse liria, edhe aleancat tona nuk trashëgohen, ato fitohen, ruhen, mësohen, e dorëzohen tek brezat e tjerë. Si gjeneratë politike e sotme, e kemi për obligim, jo si borxh detyrimi por si sjellje fisnike, e si besim që këto aleanca t’ua mësojmë breznive që vijnë”, shtoi kreu i LDK-së.
Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri tha se kombi pati rrugëtim të vështirë.“Mbi 1 milion qytetarë u depërtuan me dhunë nga Kosova, gjysma tjetër në Kosovë të ngujuar, qindra mijëra të vrarë e të masakruar, mijëra gra të dhunuara e pasuria tërësisht e shkatërruar. Mbi këto, njerëzit e këtij vendi, burra e gra u ngritën në solidaritet për mbijetesë. E mbajtën gjallë arsimin, edukimin duke i bërë shtëpitë e tyre shkolla. Duke ndarë shumë pak çfarë patën për të financuar sistemin paralel, sistemin arsimor. Në misionin e me emrin e Nënës Terezë u ushqyen me mijëra familjarë të cilat ishin në varfëri të skajshme dhe u dhanë shumë shërbime shëndetësore”, u shpreh ai.
Tutje, shtoi se lufta për liri kulmoi me shëmbëlltyrën e flijimin e komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...


































