Opozita kritikon Kurtin për dialogun: Po vepron në kundërshtim me agjendën që duhet të ketë Kosova
Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 23 July 2022
Partitë opozitare në Kosovë kritikojnë kryeministrin Albin Kurti se po vepron në kundërshtim me agjendën që duhet të ketë Kosova në dialogun me Serbinë. Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i bëjnë thirrje Kurtit që të fokusohet tek arritja e marrëveshjes finale me Serbinë dhe të lë anash dialogun teknik.
Dështimin e takimit të nivelit të lartë në Bruksël, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa e sheh si stërzgjatje të dialogut.
Ai thotë për KosovaPress se Kosova po vazhdon të humbet kohë në dialog dhe se kjo i leverdis vetëm Serbisë.
“Kryeministri Kurti duhet të merret me dialogun për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, ku përfshihen edhe marrëveshje të tjera. Për momentin e shoh që po humb kohë me dialog teknik dhe është në kundërshtim me agjendën që duhet të ketë Kosova. Nuk po e shoh se ka ndonjë format apo agjendë për dialogun, por mendoj se është e rëndësishme që Kosova të mbyllë çështjen me Serbinë dhe të kemi një njohje reciproke mes dy shteteve. Fokusi i qeverisë mendoj se duhet të jetë te marrëveshja e madhe, por jo të merret me marrëveshje teknike të cilat kanë qenë edhe më herët”, thotë ai.
Kritika adreson edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila thotë për KosovaPress se ka ardhur koha që dialogu të kalojë në nivel politik, drejt arritjes së marrëveshjes finale me njohje reciproke.
“Kemi kaluar në një dialog jo politik, në një dialog teknik. Qeveria jonë në këtë situatë po merret me çështjen e targave që shumë pak ka rëndësi dhe nuk po kalon në dialog politik. Ne si AAK kemi kërkuar që të shkohet në dialog për një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht obliguese ku respektohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, ku respektohet organizimi i brendshëm, kushtetuta dhe ligjet e Kosovës”, shton ajo.
Kryeministri Albin Kurti, gjatë kësaj jave deklaroi se Serbia po saboton dialogun. Ai e konsideroi fajtore shtetin fqinj edhe për vonesat në zbatimin e udhërrëfyesit për marrëveshjen për energjinë në veri.
Ndërkohë, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se takimi i nivelit të lartë, Kurti-Vuçiq mund të ndodh në fillim të muajit gusht
Të tjera
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...