Lajme

Opozita edhe pas zgjedhjeve kundër Demarkacionit

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 18 May 2017

Edhe përkundër hyrjes në koalicion me partinë më të zëshme pro ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, PDK-në, partitë që në legjislaturën e pestë kanë qenë në opozitë, AAK e “Nisma”, nuk kanë ndërruar qëndrimin e tyre karshi kësaj Marrëveshjeje.

E prerë në vendimin e saj kundër demarkimit të kufijve me shtetin malazez mbetet edhe lëvizja “Vetëvendosje”, e cila shprehet e bindur se një marrëveshje e tillë nuk do të kalojë në asnjë qeverisje.

Në anën tjetër nënshkrimi i koalicionit mes PDK-së e dy partive që ishin mjaft kundërshtuese për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit duket se do ta komplikojë çështjen e demarkimit të kufijve me Malin e Zi, shkruan “Zëri”.

-Advertisement-

Kjo sepse, siç cekin njohësit e çështjeve politike, nëse ky koalicion i fiton zgjedhjet atëherë njëra palë patjetër duhet të lëshojë pe.

Derisa ndërrimi i qëndrimit për Demarkacionin nga ana e partive që ishin në opozitë do ta tronditë vendin, duke krijuar kështu pakënaqësi të shumta në masë e në subjekte politike.

Ndryshe, politologët mendojnë se koalicionet ilustrojnë më së miri se këto parti nuk udhëhiqen nga parimet, por vetëm nga interesat personale. /Zëri/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera