Lajme

Opozita e kërkon Kryeministrin, Konjufca: E ka ni telefonatë të rëndësishe, kthehet

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 23 March 2023

Në Kuvendin e Kosovës sot është zhvilluar një debat i tensionuar në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prezantoi marrëveshjen e Ohërit, poqë mori kritika nga opozita, specifikisht nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi dhe ai i Lidhjes Demokratike të Koosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

E Kurti debatoi pikërisht me dy krerët e këtyre partive tradicionale.

-Advertisement-

Por në një moment Kurti u largua nga salla e Kuvendit dhe kjo shkaktoi reagimin e deputetëve opozitarë.

”Kryeministri e ka një telefonatë të rëndësishme, kthehet“, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera