Opozita e frikësuar për takimin e 2 majit në Bruksel, thonë se Kurti ka shkelur çdo vijë të kuqe
Autori: Gazeta inFokus
09:17 | 30 Prill 2023
Dy partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po konsiderojnë se me dakordimin në Ohër me Serbinë, kryeministri Albin Kurti ka shkelur çdo vijë të kuqe.
Nga Partia Demokratike e Kosovës thonë se Kosova nga kjo marrëveshje e ka rolin zbatues e sipas tyre Serbi është kërkuese. Kurse nga Lidhja Demokratike e Kosovës thonë se kanë frikë nga ajo se çfarë mund t’i sjell Kosovës kryeministri Kurti nga takimi i dy majti në Bruksel.
“Fatkeqësisht me marrëveshjen e Ohrit Kurti ka shkelur çdo vij të kuqe që shteti i Kosovës dhe e them institucionet e Kosovës kanë vendosur tash e shumë vite. Me marrëveshjen e Ohrit kem bindjen që është tejkaluar edhe Asociacioni madje edhe shumë çështje të tjera. Në këtë kontekstin asgjë pozitive nuk presim nga ky kryeministër më. Ajo çka presim ne është, ose kemi frikë nga sjella e tij e papërgjegjshëm sepse dëmet që do të i’a sjell Kosovës në raport me Serbinë duket që do të jenë një trashëgimi e rëndë për secili që jeton në Kosovë”, tha ai për EO.
Ai tha se nga takimi i dy majit i paraparë që të zhvillohet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të ketë asgjë pozitive, duke shtuar se Kurti mund edhe t’i kejkalojë marrëveshjet paraprake duke bërë tolerime.
“Prandaj asgjë pozitive nuk pres nga takimet e tilla, përkundrazi i pres më shumë frikë dhe më shumë shqetësim lidhur me atë se çka mund të na sjellë, me marrëveshjen e Ohrit ky na ka treguar që ky është në gjendje që gjithçka të pranoj, fatkeqësisht gjithçka të pranoj, madje të tejkaloj edhe ato marrëveshje të cilat janë arritur dikur ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, tha Selmanaj.
Deputeti i PDK-së Hisen Berisha, tha se pritjet e bashkësisë ndërkombëtare për takimin janë të qarta për të dyja vendet.
“Pritjet janë të qarta janë të lexueshme i kemi qëndrimet e përfaqësueseve ndërkombëtar dhe kërkesat e tyre konkrete. Kryeministri në marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit, të gjitha ato detyrime që përfshihen në kuadër të marrëveshjes së Brukselit për planin franko-gjerman dhe ato në aneksin për implementim të Ohrit janë qartësisht të definuar dhe ato do të interpretohen vetëm nga Lajçak”, tha ai.
Berisha tha se Kosova në takimin e dy majit nuk e ka komoditetin për mbajtjen e qëndrimeve, pasi sipas tij, Kosova në këtë rast është e detyruar që të zbatoj marrëveshjet e Serbia e ka rolin kërkues.
“Kosova nuk e ka më komoditetin dhe të drejtën e interpretimit dhe mbajtjes së qëndrimeve, por e kundërta. Por duhet vetëm që të jetë zbatuese, në këtë moment Serbia e ka rolin e asaj që insiston dhe kërkon kurse Kosova është e detyruar që të zbatoj”, tha ai.
Kosova dhe Serbia do ta zhvillojnë takimin e radhës të nivelit të lartë më dy maj në Bruksel, tashmë në atë që po konsiderohet si “lojë” tjetër. Detajet e fundit rreth takimit ndërmjet liderëve i ka dhënë emisari Miroslav Lajçak.
“Qëllimi kryesor i takimit në Ohër ishte arritja e marrëveshjes për zbatimin. Ky proces kulmoi dhe sot jemi në një lojë tjetër. Dialogu ka arritur një nivel më të lartë”, deklaroi fillimisht diplomati sllovak. Ai e ka bërë të ditur se është i kënaqur me rezultatet deri më tani, megjithëse, njoftoi se fillimisht kanë bërë përpjekje që të bijën dakord për një “aneks më ambicioz”.

T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...


































