Opozita bojkoton votimet në Kuvend për shkak të komisionit hetimor për energji

Autori: Gazeta inFokus
12:19 | 20 April 2022
Opozita do të bojkotojë votimin e projektligjeve në komisionet parlamentare për shkak të mosmiratimit të komisionit hetimor për energji.
Këtë e ka konfirmuar deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu-Kodra, në Komisionin për Integrime Evropiane ku sot ishte e paraparë të raportonte ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.
“PDK-ja nuk do të marrë pjesë në asnjë votim të projektligjeve përderisa nuk miratohet komisioni hetimor prej përfaqësuesve të mazhorancës. Ne kemi pasë dy tentativa, dje ka dështuar që të miratohet një komision i tillë i cili natyrisht që do të vendosë dritë mbi shumë parregullsitë që kanë ndodhur në procesin e shitjes së energjisë elektrike dhe punësimeve të shumta që kanë ndodhur në KEK”.
Deliu-Kodra e cilësoi qasjen e mazhorancës karshi këtij komisioni hetimor si arrogante, derisa tha se opozita ka qenë konstruktive me pjesëmarrjen dhe votimin e projektligjeve në komisionet parlamentare, njofton Klankosova.tv.
“Opozita si asnjëherë më parë ka marrë pjesë në miratim të projektligjeve të marrëveshjeve ndërkombëtare, por me këtë qasje arrogante nuk do të bëhemi pjesë e miratimit të asnjë projektligji pa i hapur rrugë komisionit hetimor i cili është shumë i rëndësishëm në momentin që ndodhet vendi. Mazhoranca duhet të jetë e vetëdijshme që duhet ta përkrahë dhe t’i hapë rrugë këtij procesi, sepse është e drejtë kushtetuese. Nuk do të jemi pjesë e votimit pa u hapur mundësia e konstituimit të komisionit hetimor, shpresoj që në takimin e radhës të Kryesisë së Kuvendit edhe mazhoranca do të reflektojë dhe ne do t’i kthehemi punës tonë në komisione”.
Edhe AAK-ja ka qëndrim të njëjtë, prandaj deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj, ka thënë se me bojkotin e opozitës në votim nuk ka kushte që të vazhdojë mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane.
Deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha, ka thënë se opozita zgjedh metodën për ta dhënë mendimin e tyre, qoftë edhe me bojkot, megjithëse s’e konsideron një gjë të drejtë afektimin e punës së komisioneve.
Kryetarja e këtij komisioni, deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi, e ka mbyllur mbledhjen duke thënë se s’ka vendimmarrje për ta vazhduar atë.

Të tjera
-
NATO bie dakord për rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, Spanja thotë se heq dorë nga ky objektiv
Anëtarët e NATO-s ranë dakord të dielën për një rritje të madhe të objektivit...
-
Diplomati kryesor i Iranit mbërrin në Moskë për t’u konsultuar me Putinin pas sulmeve të ShBA-së
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka mbërritur të dielën në Moskë p...
-
Starmer dhe Trump bien dakord që Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe presidenti i ShBA-së...
-
Irani në OKB: Të gjitha akuzat e SHBA-së ndaj Teheranit janë të pabazuara – të motivuara politikisht
Ambasadori i Iranit në OKB, Amir-Saeid Iravani, tha se koha, natyra dhe shkal...
-
Këshilltari i Khameneit: Irani ende zotëron rezerva të uraniumit të pasuruar
Irani ende zotëron rezerva të uraniumit të pasuruar pavarësisht sulmeve të Sh...
-
Dy eprorëve të Policisë në Pejë iu caktohet masa e ndalimit të afrimit personit apo vendit të caktuar, pezullohen nga puna
Prekë Tunës, shef i Sektorit të Operativës në Stacionin Policor në Pejë, dhe ...
-
Ky është 48-vjeçari që humbi jetën në një vetaksident në Lipjan
Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fsha...
-
Dalin pamjet teksa B-2 po kthehen në Bazën Ajrore Whiteman në Misuri
Fox News ka publikuar pamje teksa bombarduesit B-2 po ktheheshin në Bazën Ajr...
-
Izraeli i vendosur të çojë deri në fund ofensivën/ Netanyahu: Sulme deri në shkatërrimin e programit bërthamor të Iranit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi para gazetarëve se Izraeli ...
-
Ndërron jetë ish-komandanti i Togut në Brigadën 114 të UÇK-së, Aziz Bardhi
Ka ndërruar jetë Aziz Bardhi, ish-komandant togu në Brigadën 114 të Zonës Ope...
-
Pilotët e B-2 kanë tualet, mikrovalë dhe një frigorifer gjatë fluturimit 37-orësh të bombardimeve në Fordow
Bombarduesit amerikanë B-2 të përdorur për të sulmuar fabrikën bërthamore të ...
-
Izrael – Iran/ OKB: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së merr fjalën i pari në takimin në New York, ...